Albi Nako, nje rrefim per veten, jeten, dashurine dhe... dasmen Albina Gjergji
Emri i tij eshte shume i njohur nga publiku shqiptar, jo vetem per faktin se eshte i biri i nje prej Mjeshterve te baletit, por edhe per talentin e tij te padiskutueshem. Megjithate, sipas koreografit, Albi Nako talent nuk lind, por behesh. Keshtu e shpjegon edhe lidhjen e tij te forte me profesionin qe ushtron, sipas te cilit nese nuk do te ushqehej sic duhej nga i ati, Llaqi Nako, nuk do te ishte ky qe eshte sot. “Kam pasur dhe ruaj mendimin se, njeriu nuk lind talent, por behet. Padyshim qe kjo nuk mund te sherbeje si recete per cdo njeri. Te pakten ne rastin tim, nuk besoj se isha nje talent i lindur. Pa te dhena nuk mund te isha, sepse, nese nuk ke te dhena fillestare, perpiqu sa te duash, artist nuk mund te behesh kurre. Per fat te mire une i kisha te dhenat fillestare. U rrita ne nje familje qe kishte klime te mire artistike. Kisha nje baba artist baleti, qe me merrte ne shfaqje dhe me mesonte shume gjera”, rrefen mjaft nostalgjik per suplementin “Social Neteork”, Albi Nako. Ne nje retrospektive ngjarjesh, balerini dhe koreografi i njohur Tv Klan ndalet dhe na zbulon te shkuaren e tij, kujtimet qe e lidhin fort me trazirat e viteve pas ’90-es, sakrificat qe i eshte dashur te beje ne emer te profesionit, dashurine me prima-balerinen, Klaudia Pepen, si dhe per here te pare ne nje media tregon detajet e dasmes, e cila sipas tij do te jete madheshtore.
Qofte per nostalgjiket e brezit tuaj, por edhe per te rinjte, te cilet mbase nuk dine shume mbi karrieren tuaj, ne kete interviste duam te kthehemi pak… pas ne kohe dhe pikerisht ne fillimet tuaja ne balet. Si kane qene ato?
Balerini nuk mund t’i kete fillesat thelle ne kohe, per vete faktin e thjeshte se, jeta e tij artistike-skenike eshte e shkurter. Kjo lidhet ngushte me rinine, me te cilen fillon dhe mbaron njekohesisht. Fat i mire eshte ai qe ka rini te gjate dhe fatlum ai qe ka shkelqim. Gjykoj se, une kam qene sa fatmire, aq edhe fatlum, gje qe kushtezohet nga disa faktore, brenda dhe jashte meje. Gjithsesi, skenen e kam prekur shume heret dhe impakti i pare qe mora m’u duk sikur preka nje vend te shenjte. Kjo ndjesi me ka mbetur edhe sot e kesaj dite dhe besoj se do me shoqeroje deri ne fund. Skena per mua eshte si altari per besimtarin, skena eshte magji. Mbas siparit, ne te zgjerohen dimensionet e nje tjeter bote, jo te nje bote si eshte, por te nje bote tjeter, me te bukur, te ndertuar me mjeshteri nga artisti, e cila te argeton dhe edukon njekohesisht. Une nuk mund ta kuptoj boten pa artin dhe ndjehem i privilegjuar qe i perkas, qe i sherbej dhe i jam kushtuar kesaj bote.
Mund te perkufizohet si talent i trasheguar gjenetikisht pasioni juaj, apo nje deshire e injektuar nga babai?
Kam pasur dhe ruaj mendimin se, njeriu nuk lind talent, por behet. Padyshim qe kjo nuk mund te sherbeje si recete per cdo njeri. Ne rastin tim, nuk besoj se isha nje talent i lindur. Pa te dhena nuk mund te isha, sepse, nese nuk ke disa te dhena fillestare, perpiqu sa te duash, artist nuk behesh kurre. Jo me kot ne vepren e tij per Emilin, Dideroi thote se, edhe bangat ne shkolla sado qe, perdite degjojne leksione, prape derrase ngelen. Une qe i kisha te dhenat fillestare per fat u rrita ne nje familje qe kishte klime te mire artistike. Kisha nje baba artist baleti, qe me merrte shpesh ne shfaqje. Kur ngrihej sipari, ai nuk ishte me im ate. Ai ishte dikush tjeter, ishte personazhi, ishte heroi qe me fuste ne nje qe shtrihej para meje me te tjera dimensione, qe me rrembente imagjinaten dhe me kthente ne nje rob. Pas shfaqjes heroi kthehej serish ne baba, irealja kthehej ne reale, e pamundura ne te mundur. Im ate me merrte shpesh edhe ne studio, e cila gumezhinte nga puna. Qe ne vogeli une kisha marre leksione per baletin dhe ne nje fare menyre ne zemren time kisha mbjelle deshiren per kete gjini, e cila me vone nga disa rrethana u be kriter i jetes sime.
Nga nxenes i babait, Llaqi Nako, sot koreograf/drejtues. Sa e veshtire eshte te jesh ne kete pozicion Albi?
Kur je ne nje pozicion drejtues eshte krejtesisht tjeter gje nga pozicioni i interpretit. Te drejtosh nuk eshte ofiq, perkundrazi eshte nje lloj pergjegjesie qe vetem te mberthen dhe nuk te leshon. Nese mund ta perqas me nje shembull, mbase jo te goditur, kur je ne drejtim te trupes je komandant dhe ushtar njekohesisht, sepse nderton imazhet. Konturon levizjet, i perpunon ne laboratorin tend krijues, i ngjiz me muziken, e cila perben nje proces me vete. Me pas e servir ne kembet e balerineve, duke veshtruar me ankth se cfare forme do u japin. E vetmja kenaqesi qe merr eshte kenaqesia shpirterore qe vjen si shperblim dhe mirenjohje njekohesisht per te gjithe ata, me te cilet punon.
Nder shume balerine shqiptare edhe ju i perkisni brezit qe ne nje fare menyre (si ne shume aspekte te tjera) bete revolucion ne kercim-balet. Po flasim per vitet pas ’90-es. Mbani mend ndonje tabu-rregull tjeter qe thyet ju dhe moshataret tuaj ne ato vite?
C’eshte e verteta keni te drejte. Brezi im erdhi ne skenen shqiptare ne nje kohe te trazuar. Shumekush nuk kishte vizion pertej se nesermes. Kishte te tjere qe i kishin syte pertej detit. Nuk kam perse e fsheh. Nje nga ata isha edhe une. Ika dhe u ktheva. Gjithsesi, nuk mund te rri pa sjelle ne kujtese studion e cirkut te Tiranes, ku mblidheshim shume prej nesh nen drejtimin e tim eti dhe eksperimentonim kercime moderne. E kujtoj me respekt ate kohe, sepse aty, krahas eksperimenteve koreografike kemi perjetuar edhe ngjarje madhore historike, si levizien studentore, mitingjet ne “Qytetin Studenti”, ku shkonim familiarisht, rrezimin e bustit te diktatorit etj.. I kujtoj, sepse keto na bene, keto na formuan dhe jo vetem shkolla, e cila ishte vete ne krize. Ne ate periudhe, madje edhe sot une kisha idhull Michael Jackson. Perpiqesha ta imitoja, madje ngrita edhe nje kolazh me nje grup balerinesh, te cilen e kemi dhene me shume sukses ne nje nga koncertet e pranveres. Kujtoj se, ndokush perpiqej te na injoronte, ndokush te na nenvleresonte, ndokush te na intrigonte. C’eshte e verteta asnjehere nuk jam marre me to, as atehere dhe as tani. Gjithmone kam shikuar perpara.
Ekspresiv! Ky eshte Albi me performancat e tij ne skene. Mund te na flisni per “lekuret” qe Albi mund te nderroje ne kercim?
Artisti ka shume lekure dhe nje artist i mire qe di t’i sherbeje kauzes, di edhe t’i rinovoje lekuret e tij. Personalisht me pelqejne kontrastet. Me pelqejne kercimet lirike qe mbartin poezi plastike, sikunder kercimet ekspresive qe percjellin force, energji dhe optimizem. Me pelqejne kercimet “serioze”, sikunder edhe ato groteske, te cilet i kam levruar me sukses. Te gjitha keto deshmojne per “lekuret” e shumta te artistit.
Shume vite ne TV KLAN. Pse pikerisht vetem ne kete televizion?
E them me plot gojen se, TV KLAN eshte institucioni mediatik qe me formoi dhe me rriti si krijues. E gjithe krijimtaria ime artistike mban vulen e ketij institucioni, te cilit i dedikoj mirenjohjen. Nuk eshte tipar i karakterit tim kthimi i kraheve, aq me teper braktisja. Do te ndahem me Klanin kur te ndahet mishi nga kocka.
“E diela shqiptare” eshte spektakli me i ndjekur televiziv ne Shqiperi. Na flisni pak per pergjegjesine tuaj ne kete spektakel?
Jam pjese e se “Dieles” dhe e kam vleresuar qe ne fillim si nje format te madh televiziv, ne te cilin nuk ka funksione te vogla, apo te medha, por pergjegjesi te medha.
Skena qe ju ka dhuruar me shume emocione?
Profili im artistik eshte i orientuar nga spektaklet, pra une anoj si koreograf televiziv. Gjithsesi, ajo qe me ka krijuar nje impakt te vecante eshte spektakli “Dymbedhjete vallezime pa nje te shtune”, qe shenon dhe startin e pare serioz dhe profesional ne rrugen e veshtire te krijimtarise dhe ekzekutimit, si dhe performancat artistike qe kam bere ne “Kenga Magjike”.
Cfare eshte baleti per ju?
Eshte gjithcka. Fryme. Eshte motiv, i cili me ben te ndjehem ky qe jam dhe me gjeneron energji per te mos u kenaqur, per te mos qendruar ne nje vend, sepse jeta ecen, funksioni i artit eshte qe te udheheqe, qe te kultivoje shije estetike bashkekohore tek populli, tek ata qe te ndjekin dhe te inkurajojne, pa te cilet ti nuk je askushi. Jane ata, qe te clirojne energji dhe po ata qe te injorojne. E kuptoni tani, pse baleti per mua eshte gjithcka?!
Mund te na thoni cfare mendoni se e ben me te vecante Albin se te tjeret ne kercim dhe si profesor?
Cdo krijues, apo interpretues ka karakteristikat e tij dalluese, nepermjet te cilave spikat dhe krijon profilin artistik. Nese une e kam krijuar kete profil do te thote se paskam arritur dicka. Ky fakt me nxit me shume.
Thuhet qe artistet jetojne per te bere art. Po ju, vallezoni per te jetuar, apo jetoni per te vallezuar?
Ajo qe duhet nenvizuar eshte fakti se nuk mund t’i ndash. Eshte si puna e frymemarrjes. Nuk mund te marresh fryme pa e nxjerre ate dhe nuk mund ta nxjerresh pa e marre. Nese me lejoni te bej nje krahasim me artistik, eshte si puna e puthjes, e cila nuk merret pa u dhene dhe nuk jepet pa u marre.
A shperblehet sa duhet puna e nje balerini Albi, flas materialisht?
Nese e vendosim ne nje konteks mendoj se jo. Vite me pare, nje gazetar pyet yllin e futbollit hollandez Kroif, nese ky ishte i kenaqur qe futbolli e kishte bere milioner. Kroifi pohoi se, futbolli e beri milioner, por i mori me shume dhe me shtrenjte… i mori rinine. “Nese une i kthej milionat”, u pergjigj ai, “futbolli nuk ma kthen dot rinine”. Kete te vertete e pohojne edhe keto fije flokesh qe kane filluar te zbardhin para kohe ne koken time.
Ka rivalitet ne profesionin e balerinit Albi?
I permbahem parimit se, ne kete bote ka diell per te gjithe. Une nuk i bej askujt hije, por edhe nese ma krijojne te tjere, nuk krijoj konflikt. Shmangem dhe dal prape ne diell.
Cfare e ben nje balerin te suksesshem?
Modele ka pafund.Te gjithe ekstremisht te ndryshem, por me fat te njejte, tmerresisht te suksesshem. Qellon shpesh qe suksesi mbetet mbulese, brenda te cilit njeriu nuk guxon te hyje. E them kete, sepse spektatori mbetet tek performanca dhe vetem tek elementet qe e bejne balerinin te vecante dhe harron qe brenda tij eshte njeriu i zakonshem midis te zakonshmeve. Ndersa ne njerin krah ky balerin mbetet i perkulur deri ne toke nga pesha e rende e duartrokitjeve, nga ana tjeter po ky balerin me nje qese te erret merr rrugen drejt kazaneve per te derdhur plehrat (ky perben nje model te nje balerini te suksesshem shqiptar).
Sakrificat me te medha qe ju eshte dashur te beni ne emer te profesionit?
Njeriu eshte i prirur drejt lirise. Per fat te keq ky profesion te pushton. E kupton cdo te thote te ndjehesh i pushtuar?! Por, ky eshte nje pushtim qe te kijon dhimbje te deshirueshme, i ngjashem me dashurine.
Kujt ia dedikoni suksesin e arritur deri me tani Albi?
Edukates qe kam marre ne familje, fatit te kursyer qe me shtyu te jem kembengules dhe serioz ne pune.
Pervec kercimit, keni hobe te tjera?
Nje nder hobet e mia eshte gjuetia.
Balerini juaj i preferuar?
Michael Flatley, “Lord of the dance”.
Ambiciet, apo planet e se ardhmes?
Te bej dicka timen dhe te krijoj nje familje.
Prej kohesh keni shpallur fejesen tuaj me prima-balerinen e tv Klan, Klaudia Pepen. Si po shkon fejesa Albi?
Mund te them pa frike qe, fejesa, apo me sakte bashkejetesa me Klaudien po me shkon shume mire.
Qe nje lidhje te rezultoje e suksesshme, duhet te kete patjeter nje “recete”? Ju keni nje te tille?
Duke qene se kam marre me pare disa receta, nuk me kane rezultuar te suksesshme, por ne kete rast ka rezultuar receta e duhur dhe perfundimtare, gje te cilen nuk e tregoj sesi funksionon, sepse kam vuajtur sadopak, derisa e gjeta (qesh).
Pak jave me pare, ne “E diela shqiptare” shpallet fejesen me Klaudian, ndersa kjo e fundit ne emisionin “Xtra Factor” u shpreh se ne vere do te keni dasme. Keni menduar per detajet e saj dhe ne c’muaj keni vendosur te martoheni?
Padyshim. Dasma do te behet ne javen e fundit te muajit korrik. Do te jete nje dasme e madhe qe do te mbahet mend gjate. Do jete dasme sa tradicionale, aq edhe bashkekohore, te kombinuara me elemente te spektaklit, por le te mos i zbulojme te gjitha.
Cfare vleresoni me se shumti ne karakterin e Klaudias?
Eshte njeriu me i drejtperdrejte qe kam njohur.
Cfare eshte femra per ju Albi?
Eshte plotesimi e mangesise se mashkullit. Eshte drita e erresires se tij. Eshte zjarri i vatres se tij. Eshte gjysma e munguar dhe e plotesuar. Lum ai qe e vlereson dhe mjere ai qe e shperdoron.
Miqesia, cfare vendi ze ne jeten tuaj?
Miqesia per mua eshte ure qe te con ne brigjet e dashurise, por jo cdo ure kapercehet. Gjithsesi ajo mbeshtetet dhe lidh dy brigje. Ky funksion lidhes eshte shume human dhe fisnik dhe ka nje emer: Miqesi.
Miku/ja juaj me i mire?
Miku im nuk eshte frymor, madje ai nuk eshte nje. Ata jane te shumte, te ndryshem, qe te japin fryme dhe te mbushin me jete. A nuk eshte e tille natyra, mikja dhe dashuria ime e pafund?! A nuk eshte e tille muzika qe me konverton shpirtin, qe merzine ma kthen ne gezim, qe trishtimin ma kthen ne optimizem, qe zbrazetine ma kthen ne frymezim?! A nuk eshte i tille libri qe me fut ne meditim, qe me pasuron mendjen dhe me fisnikeron shpirtin?
Vendet e qeta, apo te zhurmshme?
Duke marre parasysh qe jeta ka dinamiken e vet, puna sic ka kenaqesite, ka preokupimet dhe streset e saj dhe duke mos perjashtuar punen time qe lidhet drejtperdrejte me njerezit, muziken e larte dhe zhurmen, ne nje fare menyre me ben qe te frekuentoj vendet e qeta, sidomos natyren qe une e kam aq shume per zemer.