Lule dhe dreka festive per grate, ne 8 Mars
Nje tufe me lule per nenen, gruan dhe te gjitha vajzat shqiptare ne diten Nderkombetare te gruas. Kjo ka qene dhurata me tipike qe eshte bere gjate dites se djeshme. Ne cdo cep te Tiranes shikoje luleshites me vazo me lule shumengjyreshe dhe shume bleres qe ndalonin te merrnin nje lule per t’i uruar nenes, “Gezuar festen”. Pasi edhe pse 8 marsi ne mbare boten njihet si Dita Nderkombetare e gruas, tradicionalisht ne Shqiperi kjo dite eshte festuar si festa e nenes. Rruget ishin te mbushura me grupe grash te mbajtura, te veshura si per feste, me lule ne duar dhe gati per te festuar. “Sic e shikon jam me shoqet e mia, jemi takuar bashke si per dite feste. Do shkojme te hame nje embelsire, te bisedojme dhe te shkeputemi per pak caste nga punet e perditshme”, - tregon Drita. Ajo thote se nga vajza e saj ka marre urimin e pare heret ne mengjes, ndersa nuk kane munguar lulet per te nga bashkeshorti dhe djali. Drita tregon se tani koherat kane ndryshuar dhe se 8 marsi per nje pjese te mire te grave shqiptare duhet te konsiderohet feste, megjithese pranon se ende ka shume pune per te bere ne drejtim te respektimit te te drejtave te grave, vecanerisht ne zonat rurale. Jane te shumta grate, qe ashtu si Drita kane zgjedhur te festojne ne kete 8 mars, duke drekuar ne restorantet te shumta qe ofron kryeqytetit. Kjo vertetohej edhe nga trafiku i renduar dje ne kryeqytet. Edhe nje pjese e grave qe punojne ne administraten shteterore jane organizuar se bashku dhe kane prenotuar lokale ku pervec ushqimit, kane shijuar edhe ritmet e muzikes me te fundit te kohes. Por ka pasur dje edhe nga ato gra, pjese te shoqerise civile qe kane vendosur qe ne vend te festes te protestojne. Grate e shoqates “Refleksion” kane zhvilluar dje nje marshim te heshtur ne rrugen e pedonales ku kane kerkuar t’i jepet fund dhunes ndaj grave. Kjo shoqate ka kerkuar gjithashtu qe gruas t’i jepet me shume hapesire ne vendimmarrje dhe me shume role drejtuese. Nderkaq, 8 Marsi eshte festuar edhe gjate mbremjes ku shume femra kane zgjedhur klubet e nates per te kaluar nje mbremje te vecante mes shoqesh.
Tabaku: “Bashkia e Tiranes, do te mbroje te drejtat e grave”
Me rastin e 8 marsit, Bashkia e Tiranes organizoi nje pritje te vecante per grate kryefamiljare dhe ato qe kane qene subjekt i dhunes e qe jane asistuar nga Bashkia e Tiranes. Nenkryetarja e Bashkise, Jorida Tabaku tha se Bashkia e Tiranes do te jete gjithmone ne mbrojtje te te drejtave te grave. “Gjate ketij nje viti e gjysme, ne kemi mbeshtetur rreth 68 zonja kryefamiljare me kredi te buta. Kjo, fale politikave qe ne kemi zbatuar por nga ana tjeter jane trajtuar edhe 21 raste te dhunes kunder gruas ne qendrat tona sociale qe administrohen nga Bashkia e Tiranes. Jo vetem ne 8 mars por ne cdo dite te vitit, Bashkia e Tiranes do te jete nje dere e hapur per te mbrojtur te drejtat e zonjave, grave, nenave, femrave, per t’i ndihmuar ato me cdo gje qe kemi ne dore. Sigurisht, gjate nje viti e gjysme bashkerisht kemi bere shume, por premtojme se gjate vitit te ardhshem ne do te kemi shume politika te tjera ne mbeshtetje te zonjave”, eshte shprehur Tabaku.