E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha uron mesuesit ne diten e 7 Marsit

Nen kujdesin e kryeministrit u zhvillua dje nje ceremoni festive ne nderim 7 Marsit, dites se mesuesit, e cila mblodhi ne Pallatin e Kongreseve, mesues, pedagoge, nxenes, studente e prinder. Berisha, i shoqeruar nga bashkeshortja e tij mori pjese ne kete event, gjate te cilit u takua dhe u pershendet me shume te pranishem, si dhe degjoi mesues, prinder e nxenes te shkollave te ndryshme qe uruan dhe sollen pervojat nga institucionet ku sherbenin, institucione te cilat cdo dite e me teper po fitojne standarde te reja dhe me bashkekohore. Kryeministri kujtoi me mirenjohje dhe nderim, si dhe percolli nje urim nga zemra per te gjithe mesuesit, qe lane gjurmet e para ne formimin dhe edukimin e tij dhe nepermjet tyre te gjithe mesuesve te Shqiperise, qe me misionin e tyre fisnik lartesojne cdo dite e me shume mendjet dhe zemrat e shqiptareve, drejt horizonteve te larta te dijes dhe progresit. Ne takim, Berisha premtoi se ne 4 vitet qe vijne mesuesi do te jete serish ne piedestal, do te jete shtylla kryesore e programit te qeverise se ardhshme. “Jam sot edhe njehere per tu zotuar para jush, se investimi i pare dhe me kryesor do te jete per mesuesit, per nxenesit, per studentet, per shkollat dhe universitet. Do te bejme gjithcka qe ne klasat tuaj, ne shkollat tuaja te dispononi teknologjite me te avancuar qe ekzistojne sot. Do te bejme gjithcka qe ne arsimin tone parauniversitar te ecim ne nivelet me te larta te arsimit boteror, do te bejme gjithcka qe Shqiperia te vendoset ne shinat me te sigurta te dijes. Arsimi eshte dhe mbetet lokomotiva e zhvillimit te saj.” u shpreh ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›