E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat nuk ndalen, vazhdojne qe te sigurojne fitime Eglantina Nasi

Sistemi bankar shqiptar, duket se nuk ndalet ne ecurine e tij pozitive te sigurimit te fitimeve nga muaji ne muaj, edhe pse me renie ne krahasim me nje vit me pare. Dukuri kjo e cila, konstatohet edhe mes te dhenave te Shoqates se Bankave ofruar per muajin janar 2013, sipas te cilave, ne total, fitimi i siguruar nga bankat e nivelit te dyte gjate kesaj periudhe te fillimvitit ka qene ne vleren e 901 milione lekeve. Norme kjo, e cila gjithsesi, figuron te jete me e ulet sesa ajo qe bankat shenuan per fitimet e tyre ne fund te muajit dhjetor 2012, plot 3.7 miliarde leke. Apo edhe ne muajt pararendes, nentor 2012 me 4 miliarde leke, tetor 2012 me 3.4 miliarde leke etj. E nese bejme nje krahasim vjetor, pra me janarin e vitit 2012 kur bankat siguruan nje fitim total prej 1.6 miliarde lekesh, vihet re se diferenca vjetore e te ardhurave shenon nje renie prej rreth 45%. Megjithate, mund te thuhet se trendi i fitimeve bankare mbetet rrites megjithese me zbritje, duke referuar keshtu vazhdimesine e sigurimit te perfitimeve nga sherbimet apo komisionet qe ato ofrojne ndaj klienteve te tyre. Nga ana tjeter, bankat duket se paraqesin nje ecuri pozitive edhe ne lidhje me kapitalin baze qe mund te vene ne qarkullim, duke siguruar keshtu aftesi likuide te qendrueshme. Dukuri e cila konstatohet nga norma e mjaftueshmerise se kapitalit, e cila per muajin janar te ketij viti, ka rezultuar ne nivelin prej 16%. Ndersa Banka e Shqiperise, ka percaktuar se niveli dysheme i ketij treguesi duhet qe te jete te pakten 12%. E mesa duket, mjaftueshmeria e kapitalit, nuk perben problem per bankat qe operojne ne vend, pasi ato e tejkalojne dukshem minimumin e vendosur nga ky institucion. Kujtojme, se ky tregues eshte vertitur ne po te njejtat nivele dhe gjate vitit te kaluar, per shembull, me 15.6% ne janar 2012 apo 16.2% ne dhjetor 2012 etj. Ne fund, nje tregues tjeter pozitiv per bankat, mbetet edhe ai i depozitave, te cilat kane shenuar thuajse te njejtat nivele me ato te vitit te kaluar. Konkretisht, niveli total i tyre gjate muajit janar 2013 rezultoi me 987.8 miliarde leke, shifer kjo e cila ishte prej 991.6 miliarde lekesh ne muajin dhjetor 2012.

Me shume kredi te keqija, arriten ne 23.2% ne janar

Shtimi i kredive te keqija, ka qene nje dukuri tjeter e cila ka karakterizuar sistemin bankar shqiptar gjate ketij fillimviti. Keshtu, te dhenat respektive te janarit 2013, flasin per nje nivel prej 23.2% te kesaj kategorie kredish, teksa ai ka qene me i ulet ne dhjetorin e vitit te kaluar, vetem 22.5%. Apo vetem 18.9% ne muajin janar 2012, duke treguar nje rritje vjetore te perkeqesimit te ketij treguesi, me rreth 4.5%. E pikerisht fale kesaj ecurie negative, bankat duket se kane bazuar edhe shtrengimin e kritereve te kredidhenies qe kane aplikuar se fundmi ndaj individeve, por edhe bizneseve.

Shtohen bankomatet, klientet me shume veprime bankare automatike

Bankomatet, apo te njohura ne sistemin bankar si pajisjet ATM, kane njohur nje zgjerim te shperndarjes se tyre ne rang vendi. Duke lehtesuar dhe rritur ne kete menyre ne numer, veprimet bankare te realizuara prej tyre ne menyre automatike. Keshtu, referuar te dhenave me te fundit te ofruara nga Shoqata e Bankave, rezulton se ne dhjetor te vitit te kaluar, ne rang vendi rezultojne te kene qene 823 bankomate. Shifer kjo e cila nje vit me pare, pra, ne dhjetorin 2011, ka qene vetem 805. Nderkaq, shifrat flasin edhe per nje shtim te veprimeve bankare me karta. Keshtu, ndersa ne dhjetor te vitit 2011 volumi total i tyre perfshinte nje shifer veprimesh te tilla prej 9.465 milione, nje vit me pas, pra ne dhjetorin 2012, kjo shifer ka qene ne nivelin prej 123 milione. Cka flet qarte per nje trend ne rritje te kryerjes se veprimeve bankare permes sherbimeve me te reja qe perfshihen brenda kartave te caktuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›