E Diel, 1 Nëntor 2026

Albin Kurti: Kjo fundjavë është vendimtare për marrëveshjen për presidentin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur se kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke theksuar se kjo fundjavë do të jetë vendimtare.

Kurti ka thënë se synimi është që javën e ardhshme Kosova ta ketë presidentin, shkruajnë mediat në Kosovë.

“Kemi filluar komunikimet dhe natyrisht që kjo fundjavë është vendimtare për të pasur marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi president”, u shpreh Kurti.

Pavarësisht zgjedhjes së qeverisë të re në Prishtinë, Kosova vazhdon që të jetë në ngërç institucional. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që kriza në vend të mund të zgjidhet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›