Albin Kurti Nese nuk vetevendosim ne 12 dhjetor nuk ia vlen te votojme

Ferizaj 4 dhjetor NOA - Nese nuk vetevendosim ne 12 dhjetor nuk ia vlen te votojme e nese votojme duhet te vetevendosim.
Keshtu ka deklaruar sot nga qyteti i Ferizaj ne Kosove lideri i Levizjes Vetevendosja Albin Kurti i cili nen duartrokitjet e simpatizanteve te bindjes se tij kritikoi ish-pushtetaret e Kosoves si pushtetare te varur te cilet sipas Kurtit do te varin edhe pavaresine.
Kurti duke folur per bisedimet e ardhshme teknike mes Kosoves dhe Serbise theksoi se autoritetet e Kosoves i kane pranuar negociatat e reja me Serbine dhe kane pranuar sikunder tha Kurti te shesin pasurine e Kosovareve.
Mirepo populli i Kosoves nuk shitet. Nese duan te shiten politikanet le ti bleje ata kush te doje mirepo ne nuk do te lejojme qe ta shesin Kosoven nenvizoi lideri i Vetevendosjes duke i ftuar qytetaret qe te bashkohen per te permbushur amanetin e deshmoreve.
Deshmoret nuk nderohen vetem duke u ngritur atyre permendore por duke e permbushur amanetin e tyre andaj me 12 dhjetor nese nuk vetevendosim nuk kemi nevoje te votojme e nese votojme duhet te vetevendosim duke votuar Levizjen VETVENDOSJE argumentoi ai.
Lideri i Vetevendosjes ndodhej ne palestren Sportive Bill Klinton te qytetit te Ferizaj ku Levizja per Vetevendosje mbajti tubim me qytetaret e Ferizajt.
Takimin e hapi kandidatja per deputete Albulena Haxhiu e cila i pershendeti ferizajasit me fjalet Levizja VETVENDOJSE eshte Levizja qe po bashkon njerzit gjithandej neper Kosove.
Kandidati Rexhep Selimi iu drejtua qytetareve te Ferizajt duke thene se Levizja Vetevendosje ka ardhur per te bashkuar popullin ne nderrimin e pushtetit qe i coi kosovaret ne varferi e skamje e qe tashme po perdhos identitetin e flamurin e po shet pasurine e kosovareve tek Serbia.
Po keshtu gjate tubimi e mori fjalen edhe illiam alker i cili nder te tjera tha se besoj se zgjedhjet e 12 dhjetorit jane zgjedhjet me te rendesishme per Kosoven dhe juve qytetareve te saj. E keshtu te bashkuar ne Ferizaj Mitrovice Prishtine Gjilan dhe gjithandej Kosoves votoni me 12 dhjetor per te nderruar kahjen e gabuar te deritanishme te Kosoves drejt nje te ardhmeje me te mire.
Levizja Vetevendosje prezantoi me pas edhe kandidatet e saj ne Ferizaj si Rizah Xhakli Enver Bajrami Faton Topalli dhe Faton Limani nga Ferizaj Basri Kodra nga Kacaniku dhe Qemajl Aliu nga Shtimja.
mit/NOA