Lirohet biznesmeni i rrembyer Azem Morina
Prishtine 31 tetor NOA - Biznesmeni i rrembyer Azem Morina nga fshati Gllareve i Klines wshtw liruar sot nga pengamrrwsit pas nderhyrjes sw policisw.
Sipas policise lirimi i tij ka ndodhur mbreme pas mesnate ne rajonin e Prishtines nderkohe ende nuk dihen detajet e lirimit.
Zedhenesi i policise Baki Kelani ka bere te ditur se gjendja shendetesore e Morines eshte e mire.
Rrembimi i biznesmenit te kompanise Gllareva ka ndodhur me 21 shtator te ketij viti. 40 dite me heret policia e Kosoves kishte nisur hetimet dhe deri tani 6 persona jane te arrestuar ne lidhje me kete rrembim.
Perkunder lirimit te biznesmenit Morina policia thote se nuk ka nderprere hetimet ndersa nuk bene te ditur nese per lirimin e Morines jane paguar para.
Hetimet per rrembimin e biznesmenit Morina policine e Kosoves e kane cuar ne zbulimin e nje rrjeti te madh te krimit te organizuar ne rajonin Dukagjinit ne mesin e te cileve edhe ish-truperojat e liderit te AAK-se Ramush Haradinajt.
NOA