E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtine shperthen makina e vajzes se nje anetari te LDK

PRISHTINE-Policia e Kosoves njofton se nga nje shperthim i mbremshem ne Prishtine eshte demtuar nje makine por nuk ka te lenduar. Zedhenesi i policise Baki Kelani tha se forcat e rendit kane rrethuar zonen e incidentit dhe po hetojne rastin.

Mesohet se makina e demtuar i takonte vajzes se Ilir Tolajt mjek dhe zyrtar i larte ne shendetesine kosovare si dhe anetar i LDK-se.

Agjencia e lajmeve AP raporton se incidenti eshte nje element me shume ne klimen e tensionuar politike pas doreheqjes se presidentit dhe prishjes se koalicionit qeverises.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›