E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen NATO do pakesoje 50 trupat ne Kosove

BRUKSEL-Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen tha dje se deri vitin e ardhshem aleanca do te pakesoje ne masen 50 perqind trupat e saj ne Kosove.

Zoti Rasmussen tha me ane te nje deklarate se trupat e aleances ne Kosove do te shkurtohet gradualisht ne 5000 nga 10000 qe NATO-ja ka tani. Zoti Rasmussen tha se planet per shkurtime rezultuan nga permiresimi i kushteve te sigurise ne Kosove.
Ne deklarate thuhej se misioni i Forces se Sigurise per te garantuar nje mjedis te sigurte nuk ka ndryshuar dhe se forcat e NATO-s do te jene ne gjendje te dislokohen menjehere ne rast nevoje.

Kosova vazhdon te kete marredhenie te acaruara me Serbine e cila nuk njeh pavaresine e saj. Mes shqiptareve dhe pakices serbe ne Kosove here pas here ka pasur incidente dhune.

Ne kulmin e konfliktit NATO-ja kishte rreth 50000 ushtare te dislokuar ne Kosove.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›