E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albin Kurti para gjyqit

Lideri i lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti ka dalë sot para gjyqit.

Gjykimi ka nisur në orën 10:00 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
Ndërkohë që sot, rreth orës 9.45, ndërkohë që pritej fillimi i seancës së gjyqit të Albin Kurtit, është arrestuar një nga drejtuesit e lëvizjes "Vetëvendosje", Dardan Molliqaj.

Dardani ishte duke hyre në gjykatë për të ndjekur seancën gjyqësore.

Shumë nga gazetarët nuk janë lejuar të jenë brenda në seancë. Po ashtu edhe pjesa më e madhe e aktivistëve të Lëvizjes "Vetëvendosje".

Kurti u arrestua të shtunën disa orë pasi shpalli se lëvizja "Vetëvendosje" do të hyjë në garën zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kurti ka refuzuar të paraqitet në procesin gjyqësor kundër tij, që ka të bëjë me ngjarjet e 10 shkurtit të vitit 2007 kur dy persona humbën jetën gjatë ndërhyrjes së policisë për të shpërndarë një protestë të kësaj lëvizjeje.
Ai akuzohet si pjesëmarrës në një turmë që ka kryer vepra penale dhe ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare, si dhe për thirrje për rezistencë.
Një numër organizatash joqeveritare kanë mbledhur mbi 170 mijë nënshkrime me kërkesën për të pezulluar procesin ndaj zotit Kurti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›