Paraguaji, gati për të mposhtur Italinë
Amerikano Jugorët e Paraguajit janë gati për të mposhtur në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, kampionët e Italisë. Skuadrat do të përballen në mbrëmje në stadiumin Grin Point në Kejp Taun dhe do të luajënë ndeshjen e parë te grupit F. Paraguaji nuk ka shkuar më larg se faza e cerekfinaleve në shtatë paraqitjet e tij në një Botëror. Por këtë herë optimizmi është i lartë pasi Paraguaji ka bërë një fushatë të mrekullueshme në fazën kualifikuese ku e ka mbyllur pas Brazilit dhe i ka mposhtur pese herë kampionët e botës, por edhe Argjentinën në kualifikeuset e Amerikëd së Jugut.Megjithëse kanë humbur sulmueisn e tyre kryesor Salvator Kabanas pasi ai është goditur me plumb në kokë në Meksiko skuadra ka ruajtur një kojtar fort më të mirë në ndeshjet miqësore dhe është e gatshme. Roke Santa Kruz mbetet lojtari kryesor në repartin e sulimit ndërsa ka problem e për sulmuesin tjetër Kardozo dhe me shuëm mundësi të dy këta lojtarë nuk do të jetë titullar.Trajneri i skuadrës Geraldo Martino do të besojë te sulmuesi i Dorusias së Dortmundit Lukas Barrios. Në këët botëror Paraguaji shpreson shumë edhe ka nje entuziazëm dhe lojtarë të mirë në skuadër, por gjithsesi një barazim kundër Italisë do të ishte i kënaqshëm pasi Amerikano Jugorët luajnë kundër kampionëve të botës.