Albino Prudentino dhe i biri nuk jane te lidhur me mafien
Albino Prudentino nuk ka qene i lidhur asnjehere me mafien dhe i vetmi denim qe ka marre ka qene per kontrabande cigaresh. Ndersa i biri nuk eshte denuar ndonjehere. Keto jane pretendimet e ngritura nga avokati italian Vito Felici i cili eshte mbrojtesi kryesor i te arrestuarit ne Shqiperi si anetar i rrjetit mafioz Sacra Corona Unita. Ne nje konference per shtyp Felici ka deklaruar se ajo qe e ka shtyre te vije nga Sicilia ne Tirane ishte problemi i Angelos. Pata mundesine te shoh qe per me shume se nje jave pas arrestimit te Albino Prudentinos ai ishte objekt i nje fushate mediatike e cila eshte e pabaze dhe shpifese. Ai eshte vene ne qender te nje ceshtjeje gjyqesore per te mbuluar nje lufte politike qe eshte duke u kryer. Ky eshte motivi qe shtypi e ka lidhur emrin e Angelo Prudentinos me anetaret e qeverise se sotme. Kjo qe dua te them sot pa asnje hije pergenjeshtrimi eshte qe Angelo Prudentino nuk rezulton as i hetuar ose te pakten ne nuk kemi dijeni per kete deklaroi avokati. Me tej ai u shpreh se sic rezulton nga skedari i gjendjes gjyqesore ai nuk rezulton te kete pasur ndonje vendim qe te jete i formes se prere.
Emri i tij shume shpesh eshte lidhur me mafien siciliane dhe ne vecanti me Berndardo Provencanon perpara arrestimit te tij. Ne kete aspekt Gjykata e Barit pati mundesine te shprehej dhe me nje vendim ne fillim te ketij viti dhe ka percaktuar ne menyre definitive perjashtimin e dyshimeve per Angelo Prudentinon si anetar i organizatave mafioze. Ai eshte duke paguar faktin qe eshte djali i Albinos dhe kjo nuk eshte e pranueshme. Te ne ekziston Kushtetuta italiane ku ne nenin 27 thuhet se pergjegjesia penale eshte personale. Gje qe do te thote qe askush nuk mund te gjykohet per gjera qe jane te lidhura me persona te tjere te cilet edhe mund te jene familjare te rrethit te ngushte. Jo vetem kaq por serish ky nen parashikon qe askush nuk mund te konsiderohet fajtor vetem ne rast te nje vendimi te formes se prere ose e thene me sakte te nje vendimi te cilit nuk mund ti behet asnje apelim ose rekurs u shpreh avokati i Prudentinos. Gjithashtu ai u shpreh se prej nje jave jane bere akuza ndaj personit i cili nuk ka pasur mundesine qe te mbrohet dhe te paraqese arsyet e tij. Ai deklarohet i gatshem qe ti jape kujtdo ne menyre te vecante autoriteteve gjyqesore shqiptare te gjitha deklarimet e mundshme per ta bere sa me te qarte situaten. Angelo Prudentino ka respekt per organet gjyqesore shqiptare ashtu dhe per ato italiane qe jane organizma te specializuara per te thene te verteten. Nuk mund te pranoj qe te jete i masakruar nga shtypi per ngjarje te cilat ai i konsideron jo te verteta shtoi avokati. Ai tha se per kete arsye Angelo do ti padise te gjithe ata qe kane hapur lajme te paverteta duke e cilesuar si nje interes edhe te klases politike shqiptare pasi sipas avokatit lufta politike nuk mund te influencohet nga ngjarje gjyqesore qe nuk kane fare te bejne me te.
Ndersa per ate qe i perket Albino Prudentinos avokati konfirmoi besimin e plote per magjistraturen italiane. Prove per kete gje eshte fakti qe kemi lejuar menjehere ekstradimin e tij sepse duam te qartesojme perpara autoriteteve gjyqesore pozicionin e Albino Prudentinos. Edhe ndaj tij jane thene gjera jo te verteta dhe shpifje. Sic eshte fakti qe eshte thene se ai eshte denuar per organizate mafioze e cila nuk i korrespondon absolutisht te vertetes. Albino Prudentino nuk ka marre asnjehere nje vendim gjyqesor per organizate mafioze. Ai ka marre nje vendim per organizate kriminale per kontrabande cigaresh per fakte qe jane verifikuar ne fund te viteve lsquo90. Ne kete proces lidhja me organizata mafioze eshte anuluar dhe Albino Prudentino eshte denuar vetem per kontrabande cigaresh dhe prej 4 vitesh eshte nje qytetar i lire i cili ka perfunduar se shlyeri denimin e tij u shpreh avokati Vito Felici. Sipas tij te gjitha jane te vertetueshme nga aktet qe mund te gjenden lehtesisht prane autoriteteve gjyqesore.