E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci udhetim urgjent ne Gjirokaster per ceshtjen e deputetit Vangjel Tavo

Misioni Kreu i grupit parlamentar socialist pritet te zhvilloje takime me grupet rivale brenda deges

Ceshtja Tavo do te merret sot ne trajtim institucional nga kreu i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci. Ne cilesine e numrit nje te ekipit te deputeteve socialiste ai vjen ne takimin e sotshem ne Gjirokaster jo vetem me kredenciale te institucionit partiak qe drejton por edhe si nje njeri i njohur dhe me legjitimitet te pakursyer nga baza socialiste. Me shume se ndermjetesim dhe negocim duket se problemi i lindur ne Gjirokaster dhe i transferuar me kosto te medha ne Tirane do te kerkoje rruge njerezore duke pasur parasysh njohjen e hershme mes deputeteve ne fjale. Burime prane PS bejne te ditur se ne takimet e sotme te Rucit do te synoje te pajtoje te dyja palet qe jane krijuar tanime dhe qe kane pervijuar edhe krisjen e madhe ne degen e qytetit jugor. Ne kete drejtim dita e sotme eshte edhe nje sfide personale per Rucin qe ne detyren e kryetarit te grupit parlamentar vendoset per here te pare para problemeve te tilla sa disiplinore aq edhe politike. Keshtu duket se nje perpjekje eshte bere edhe nga deputeti tjeter socialist Dashamir Peza i cili dy dite me pare ka qene ne Gjirokaster se bashku me disa figura te njohura te PS-se. Pare kete situate eshte e qarte se ajo qe deklaroi pardje ne Fier kreu socialist Edi Rama per te mos e konsideruar te mbyllur kete ceshtje eshte e vertete. Largimi i befte i Tavos po refuzohet te pranohet nga selia roze e cila ne ndryshim nga rasti i ish-deputetit te Vlores Shpetim Idrizi po ben perpjekje per te korrigjuar situaten. Ne nje plan me te gjere akti i deputetit te vjeter Vangjel Tavo i pergjigjet ne menyre konfirmuese te gjitha problemeve te verejtura dhe percjella edhe nga media ne zgjedhjet e fundit te degeve te PS te cilat u zhvilluan veren e kaluar. Ai problem i kaluar me lehtesi dhe heshtje gjate kesaj kohe per shkak te prioritetit te krizes politike ka nxjerre krye tani per shkak te aktualizimit te zgjedhjeve lokale qe karakterizohen perhere nga nje konflikt qe kapercen kufijte e disiplines partiake. Jo me kot nje nga arsyet e dhena per largimin e Tavos ishte konflikti i vazhdueshem i ketij te fundit me kreun e Bashkise se Gjirokastres Flamur Bime i cili eshte nje figure qendrore e deges. Edhe pse kjo gje eshte mohuar nga ky i fundit prania e Gramoz Rucit sot ne qytet dhe perpjekja per te ulur tensionin pasqyron realitetin politik te deges se Gjirokastres e cila eshte aktualisht e percare. Mjafton te nenvizohet ketu fakti se ne deklarimet e shumta qe shoqeruan largimin e deputetit socialist u perfshi edhe nje grup i socialisteve te Gjirokastres mbeshtetes te Vangjel Tavos nje fakt ky qe jep te kuptohet ndarja ne pro dhe kunder.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›