E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Politika te akuzoje me fakte. Kryeprokurorja Po hetojme mafien

Ina Rama Kemi nisur procedime pas akuzave publike

Presidenti i Republikes Bamir Topi kerkoi transparence per akuzat me te fundit te politikaneve ndaj njeri-tjetrit ndersa kerkoi qe faktet qe servirin ne deklarata publike te jene te bazuara dhe jo ne ajer. Deklarata eshte realizuar dje gjate inaugurimit te Qendres se Dokumentacionit te Keshillit te Larte te Drejtesise ku mori pjese edhe Kryeprokurorja Ina Rama. Kjo e fundit iu pergjigj eprorit se po hetojne te gjitha akuzat politike ndersa kane filluar edhe procedime penale. Ne lidhje me hetimin e aseteve te mafies numri nje i akuzes qendrore tha se prokuroria po ben punen e saj duke vleresuar cdo informacion.

Kryeprokurorja

Pas akuzave publike midis pozites dhe opozites per lidhje me mafien afera me HEC-et dhe lejet e ndertimit Ina Rama tha se institucioni i saj po punon me te gjitha mjetet duke u bazuar tek ligji dhe Kushtetuta. Ju siguroj qe prokuroria eshte duke bere punen e saj qe duhet te beje ne kete moment eshte duke vleresuar cdo informacion per kryerjen e nje vepre penale dhe sigurisht eshte duke zbatuar te gjitha procedurat ligjore aty ku ne gjejme vend per te filluar nje procedim tha Ina Rama pas perfundimit te ceremonise se perurimit te Qendres se Dokumentacionit te KLD-se te zhvilluar ne nje prej hoteleve private ne Tirane. Sipas saj akuzat e leshuara nga politikanet ne dalje publike jane vleresuar dhe ka nisur nje procedim penal. Kujtojme se Prokuroria e Tiranes ka filluar nje hetim te plote per akuzat Brace-Vokshi per menyren e koncesioneve te HEC-eve dhe menyren e dhenies se lejeve te ndertimit ne Tiranes. Paralelisht me keto hetime njesia Task-Force ne Prokurorine e Tiranes ka nisur nje hetim te gjere per menyren e privatizimit te truallit dhe godines se ish-Ekspozites Shqiperia Sot pasi opozita pretendon se zyrtaret e Ministrise se Ekonomise kane abuzuar me detyren. Ne te gjitha rastet ku ka vend per te nisur nje procedim prokuroria do ti nise ato. Prokuroria eshte ne pozicionin e saj institucional dhe kushtetues eshte duke bere ne menyre te pavarur detyren e saj kushtetuese tha Ina Rama. Nderkohe pyetjes nese ka ne Shqiperi asete te mafies apo te krimit te organizuar Kryeprokurorja nuk e perjashton si mundesi por tregohet teper e kujdesshme ne ate qe thote. Potencialisht duhet te kete por perderisa nuk kemi gjera konkrete per te folur eshte e kote qe te jap nje pergjigje qe neser te instrumentalizohet nenvizoi Rama.

Presidenti

Kreu i shtetit Bamir Topi eshte rreshtuar tek njerezit qe preferojne qe akuzat publike te politikes te jene te bazuara me prova dhe fakte. Gjate perurimit te Qendres se Informacionit ai tha se ky investim do ti vlente shume politikes do ti vlente shume politikaneve te cilet artikulimet me vendimet e tyre me mesazhet e tyre do ti bejne me te bazuara me pika referimi te shendosha te qarta dhe institucionale dhe kjo jepet nepermjet ketij projekti. Ai tha se ky projekt eshte i domosdoshem per kohen por ne nje funksion multilateral jo thjesht per sistemin e drejtesise por per mjaft kategori qofshin keto institucionale qofshin keto publike. Topi vijoi se kjo qender do te ishte ne funksion te publikut pasi gjithmone eshte folur dhe sidomos kohet e fundit flitet per drejtesine per nevojen qe drejtesia te jete ne nje nivel komunikimi me publikun. Kreu i shtetit tha se publiku mund te marre informacione qe per hir te se vertetes ne mjaft raste mungojne mund te jene te deformuar dhe mund te marrin karakterin e nje informacioni qe nuk u takon koheve moderne. Ai tha se ky eshte nje hap i transparences dhe kjo transparence vlen jo thjesht per ate qe i jepet publikut por vlen edhe per vete gjyqtaret te cilet do te jene shume me te pergjegjshem edhe per te gjykuar edhe per te dhene vendimin. Vendimi sot nuk do te jete me nje vendim i mbyllur neper sirtare por do te jete nje vendim i dhene per publikun dhe per koleget e tyre vijoi Presidenti duke theksuar se ne kete qender jane akumuluar 175 mije vendime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›