"Albinvest", gati disa programe të reja zhvillimi për bizneset shqiptare
Autori i Lajmit: red.
Programet dhe projektet kryesore që do të zbatohen këtë vit nga Agjencia për Nxitjen e Investimeve të Huaja "Albinvest", synojnë disa nga fushat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe kanë si objektiv rritjen e qëndrueshme të bizneseve shqiptare. Burime zyrtare nga "Albinvest", thanë se "fushat me prioritet në këto projekte do të jenë ato që kanë nevojë për mbështetje gjatë rrugës së rritjes së tyre dhe të tregtisë rajonale, tërheqjen e investimeve të reja përmes rritjes së fluksit të investimeve direkte në vendin tonë, krijimin e zonave të lira industriale, të cilat në tërësi kanë si qëllim rritjen e qëndrueshme të biznesit". Në zbatimin e projekteve do të përfshihen edhe disa aktorë të ndryshëm me peshë në fushat e biznesit, si bizneset në zonat në Tiranë dhe Durrës, shoqatat e biznesit, etj.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2008