E Diel, 1 Nëntor 2026

Klubi i Guvernatorëve, prioritet përballimit të trazirave të tregjeve financiare

Autori i Lajmit: red.
Përfundon takimi XIX-të i Klubit të Guvernatorëve të Bankave Qendrore të vendeve të Azisë Qendrore, të Detit të Zi dhe të rajonit të Ballkanit. Në datat 23-24 maj 2008, nën kujdesin e veçantë të Ardian Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe njëkohësisht zëvendëskryetar i Klubit të Guvernatorëve të Bankave Qendrore të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit për vitet 2007-2008, u zhvillua në Tiranë takimi XIX i këtij Klubi. Në këtë takim, morën pjesë guvernatorët e Bankës Qendrore të Bosnje-Hercegovinës, të Bankës së Greqisë, të Bankës Kombëtare të Kazakistanit, të Bankës Qendrore të Malit të Zi, të Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë, të Bankës Qendrore të Federatës Ruse, si dhe Guvernatori i Bankës Kombëtare të Serbisë, i cili është dhe aktualisht Kryetari i Klubit. Takimi i Tiranës u përshëndet nga zëvendëspresidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Lucas Papademos, i cili mbajti edhe një fjalim rreth përballimit të trazirave të tregjeve financiare me fokus në rifitimin e besimit dhe përforcimin e aftësisë përtëritëse të sistemit financiar.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›