Pensionet para kohe, si fitohet dhe si humbet
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Ligji për sigurimet shoqërore u njeh të drejtën të gjithë punonjësve që nëngrupohen në kategorinë e tretë, profesionet e thjeshta, për të marrë një pension të reduktuar.
Kriteri për të marrë këtë pension janë vjetërsia në punë dhe mosha përkatëse. Sipas këtij ligji, pension të reduktuar mund të marrë një burrë, që ka plotësuar 35 vite punë dhe që ndodhet në moshën 62 vjeç.
Mosha
Ndërsa, për gratë limiti i moshës për të aplikuar për pension të reduktuar është 57 vjeç. Sipas specialistit në ISSH, Sabah Goci skema e pensioneve të reduktuara nuk është aplikuar në masë, pasi qytetarët i tremben masës së reduktimit.
Kategoritë
Po sipas specialistit Goci, kategoritë që kanë leverdi për të përfituar nga ky lloj pensioni janë emigrantët, personat që kanë humbur vendin e punës para daljes në pension për arsye të ndryshme si dhe personat, që sëmuren para se të mbushin moshën e pensionit të plotë.
Kushti
Por, nga ana tjetër personat që aplikojnë për këtë lloj pensioni, kanë edhe një kusht. Ky i fundit konsiston në faktin që këta përsona nëse lidhin pension të reduktuar, atëherë ky pension do të jetë i tillë gjatë gjithë kohës. Me fjalë të tjera kjo do të thotë se edhe pas mbushjes së moshës së nevojshme për pension të plotë pleqërie, ai do të vazhdojë të jetë i reduktuar.
Përllogaritja
Sipas ligjit, të gjithë pensionistët që përfitojnë pension të reduktuar, do humbasin 0,6 për qind të vlerës së pensionit të tyre. Kjo vlerë do të llogaritet në bazë të moshës, pra pjesa e paplotësuar e moshës do të shumëzohet me këtë koeficient për të përllogaritur më pas masën e përfitimit. Kështu, në rast se një person del në pension në moshën 63 vjeç, atëherë pjesa e mbetur e muajve që janë 24, shumëzohet me koeficientin 0.6 për qind dhe llogaritet shuma e parave që do t i zbritet masës së pensionit.
Rritjet
Skemat që do të ndiqen për rritjen e pensioneve të të gjitha kategorive do të ndiqen dhe për pensionet e reduktuara. Kjo do të thotë se nëse pensionet e reduktuara do të mbeten të tilla gjatë gjithë jetës së trajtimit me pension të individit që do të përfitojë pa mbushur moshën, do të kenë mundësi të rriten gjatë kohës në të cilën do të bëhen ndryshimet për rritje nga programet e qeverisë. Por kjo gjithmonë do të jetë e llogaritur në bazë të koeficientit të reduktimit, që është përcaktuar të jetë i njëjtë për të gjitha kategoritë. Mënyra e aplikimit, sipas Gocit, për të marrë këtë lloj trajtimi, kryhet si në të njëjtat procedura që ndiqen për marrjen e pensioneve normale. Personi duhet të dorëzojë gjatë kohës pranë agjencisë rajonale të sigurimeve shoqërore të vendbanimit të tij kërkesën për të marrë këtë lloj pagese. Pasi verifikohet kjo kërkesë, përcaktohet nëse ky i fundit do të përfitojë ose jo. Në rastet në të cilat nuk plotësohen kriteret e mësipërme, atëherë dhe kërkesa e këtij të fundit refuzohet. Njëkohësisht është përcaktuar që marrja e pensionit të reduktuar të bëhet dhe në një afat maksimal trevjeçar para mbushjes së moshës së plotë dhe më pas në bazë të kësaj bëhet llogaritja përkatëse.
Kufizimi
Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i tillë gjatë gjithë kohës së përfitimit. Kështu, personat të cilët aplikojnë për të marrë përfitimin sipas kësaj skeme, duhet të mbajnë parasysh se nuk kanë të drejtë që më vonë këtë lloj pensioni ta kthejnë në pension të plotë pleqërie dhe të ndryshojnë masën e përfitimit në një tjetër. Pavarësisht faktit që pensionet e reduktuara mbeten të tilla gjatë gjithë kohës së përfitimit, ndryshimet apo skemat e rritjes së pensioneve normale që ndiqen nga Qeveria, do të reflektohen dhe tek këto të fundit, çka do të thotë se i nënshtrohen rritjes edhe pensionet e reduktuara në të njëjtën masë si dhe rritja e pensioneve normale.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2008