E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albiol të largohet nga Real Madridi

Raul Albiol mund të detyrohet të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere.

Ish-mbrojtësi i Valencias u la në stol për ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës.

Përforcimi i ri i Realit, Raphael Varane, 18-vjeçar, tani është zgjidhja e parë për Jose Mourinhon, dhe Albiol e di mirë se ai ka pak shanse të rikthehet në planet e portugezit dhe është i gatshëm të largohet.

Albiol së fundi është lidhur me një transferim te Manchester City.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›