Mancini i ngazëllyer me dygolëshin e Agueros

Roberto Mancini është i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në fitoren e mbrëmshme 4-0 ndaj Swansea, në veçanti me Sergio Aguero, i cili shënoi dy gola në debutimin e tij si zëvendësues.
Vendasit filluan sezonin e ri me fitore falë golave nga Edin Dzeko, David Silva dhe dy golave të argjentinasit, i cili arriti për 40 milionë euro nga Atletico Madrid.
“Po, jam i kënaqur me performancën e tij. Por mendoj se në pjesën e parë Swansea luajti mirë, dhe për 15-20 minuta ne kishim ca probleme. Pasi filluam të bëjmë presion, atëherë ne kishim shumë shanse për të shënuar, dhe në fund isha shumë i kënaqur ”, ka thënë Mancini për Sky Sports.
Strategu italian po ashtu ka thënë se Aguero ka nevojë të rikuperohet pasi sapo ka përfunduar Copa America tre javë më parë.