Albpetrol, Braçe: Mungesë transparence, reagon Berisha

Opozita kërkoi sqarime mbi mënyra e privatizimit të kësaj kompanie.
"Vendimi për privatizimin e kompanisë së naftës Albpetrol i heq buxhetit të shtetit 50 milion dollarë në vit, të domosdoshme për buxhetin e shtetit", deklaroi nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe. Sipas tij, ky proces po bëhet në mungesë të plotë të transparencës.
“Tashmë nuk bëhet fjalë për privatizimin e thjeshtë dhe vetëm të një ndërmarrje tashmë të rrënuar si Albpetrol, por bëhet fjalë për privatizimin e një ndërmarrje që tashmë ka të drejta që i takonin dhe shtetit shqiptar", shtoi.
"Nuk e di, vijoi ai, ku e gjen qeveria të drejtën që atë që i takon shtetit shqiptar t'ia kalojë me një ligj të parlamentit një privatizuesi. Ky proces nuk e justifikon kalimin e 50 milion dollarëve në vit nga shteti shqiptar tek një privat, për një periudhë gati 20 vjeçare dhe ky privatizues i ri që do të jetë thjesht rentier do të arkëtojë në xhepat tij rreth 1 miliardë dollarë, të cilat janë para që duhet të ishin në buxhetin e shtetit", deklaroi Braçe në Kuvend.
Berisha: Privatizimi mundësi të mëdha për vendin
Kryeministri Sali Berisha, gjatë seancës theksoi se privatizimi i kompanisë "Albpetrol" jep mundësi të mëdha që potencialet e hidrokarbureve të vendit të shndërrohen në konto për qytetarët shqiptarë dhe projektet më të mëdha infrastrukturore. Kryeministri nënvizoi se qeveria po bën gjithçka që pasuritë e mëdha potenciale të vendit të mund të shndërrohen në vlera për shqiptarët. "Ne po bëjmë që këto pasuri të mund të administrohen në mënyrën më transparente dhe eficente. Nafta nuk është e partive, por e qytetarëve, ajo është pasuri e madhe kombëtare dhe jo partiake", u shpreh kreu i qeverisë.
Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës që kundërshtojnë privatizimin e kësaj kompanie, Berisha tha se pr/ligji nuk ka arsye të paragjykohet pasi ai nuk bën gjë tjetër veçse përpiqet të maksimizojë vlerën potenciale të hidrokarbureve në Shqipëri. Kryeministri nënvizoi se opozita nuk duhet të ngrihet kundër privatizimeve, pasi e gjithë Evropa po kërkon sot privatizime për të mbrojtur ekonomitë nga kriza, sepse menazhimi privat është më kompetitiv se sa ai shtetëror.
"Nuk mund të them se kapitalizmi shtetëror nuk funksionon, por jo në Shqipëri. Kina është pa diskutim histori suksesi e kapitalizmit shtetëror. Por, në fakt Evropa po i largohet me shpejtësi atij", u shpreh Berisha. /Start/
2012-03-21 14:46