E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Çdo përpjekje për të merituar statusin

 Duke e cilësuar procesin e integrimit si një projekt kombëtar, Kryetarja Topalli tha se, "në krye të axhendës së Parlamentit është dhe mbetet integrimi në BE".

Kryetarja e Kuvendit theksoi se, "pas bojkotit dhe bllokimit nga opozita, që nga marrëveshja e nëntorit, në Parlament janë miratuar ligje të rëndësishme në përmbushje të kërkesave të KE, si miratimi i pesë Kodeve, ai Civil, Penal, Detar, Ajror dhe Hekurudhor, angazhimi i palëve në shqyrtimin e projektligjit për ngritjen e Gjykatës Administrative etj". 

Kryeparlamentraja Topalli vuri theksin në domosdoshmërinë e heqjes së imunitetit, jo vetëm për zyrtarët por edhe për gjyqtarët ndërsa theksoi se mazhoranca është në pritje të opozitës për të hedhur hapin e saj në realizimin edhe të kësaj sfide. "Unë jam e bindur që heqja e imunitetit është arma më e mirë për luftën kundër korrupsionit, është një tjetër sfidë e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë. Por edhe për sistemin e drejtësisë në tërësi.

Ky është një proces që duhet të përfshijë jo vetëm zyrtarët por edhe gjyqtarët, në mënyrë që të ketë transparencë, që gjithsecili të jetë i barabartë përpara ligjit", theksoi kryetarja Topalli duke shtuar se, le të bëjmë hapin e parë, të heqim imunitetin. Sipas saj, asnjë politikan, zyrtar i lartë apo gjyqtar nuk duhet t’i trembet ligjit, pasi në një vend ku sundon shteti ligjor, ligji është mbi të gjitha palët. "Imuniteti nuk mund dhe duhet të përdoret nga askush për t’i shpëtuar drejtësisë si një mjet mbrojtjeje ndaj saj" u shpreh Kryetarja e Kuvendit. /Start/

                                                                                             2012-03-21 15:26
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›