E Diel, 1 Nëntor 2026

S’ka prova për të akuzuarin për vrasjen e 16 civilëve afganë

John Henry Browne tha se nuk kishte prova mjeko ligjore dhe dëshmi kundër ushtarit Robert Bales.

Ushtari Bales aktualisht mbahet në një qendër paraburgimi në pritje të aktakuzës, e cila pritet të bëhet këtë javë. Vrasjet e 16 civilëve kanë minuar marrëdhëniet e SHBA-ve me Kabulin dhe kanë bërë që Presidenti Afgan të kërkojë përshpejtimin e largimit të trupave të NATO-s.

Pas takimit me klientin e tij në bazën ushtarake amerikane në Kansas, avokati Browne tha para gazetarëve se “ne të gjithë kemi dëgjuar akuzat. Por, nuk di që qeveria të ketë provuar shumë gjera”.

Bales është personi i vetëm i akuzuar deri më tani për vrasjet, pavarësisht se afganët këmbëngulin se më shumë se një amerikan është përfshirë në vrasjen e civilëve.

Browne tha se planifikon të udhëtojë për në Afganistan për të mbledhur provat e tij./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-21 11:47
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›