"Albpetrol", do te respektohen gjithe kontratat aktuale Eglantina Nasi
Privatizimi i kompanise shteterore te naftes "Albpetrol" parashikon ne vetvete edhe respektimin e te gjitha marreveshjeve hidrokarbure ekzistuese qe ajo zoteron aktualisht me shoqeri te tjera. Kjo eshte risia e procesit ne fjale, e cila u sqarua dje para deputeteve te komisionit parlamentar per Veprimtarite Prodhuese, nga zv.ministri i Ekonomise, Eno Bozdo. Ne kuadrin e diskutimit te ndryshimeve ne ligjin nr. 7746 "Per hidrokarburet", qe perfshin edhe privatizimin e kompanise "Albpetrol", ai beri me dije se ai i kompanise do te jete i plote, me te gjitha asetet qe ajo ka. Madje, edhe me te gjitha kontratat qe ajo ka nenshkruar me palet e treta. "Do te transferohen te drejtat e posacme qe ajo ka si kompani publike me te gjitha te drejtat tek privati, edhe per pjeset kur ka pasur marreveshje me te tjere. Shteti shqiptar padyshim qe fiton dhe ky operacion qe i delegohet "Albpetrol"-it permiresohet ne cmim", - ka saktesuar Bozdo. Duke sqaruar me detaje marredheniet e reja qe krijohen pas privatizimit te "Albpetrol"-it, ai beri me dije se nuk do te preken 7 marreveshjet hidrokarbure qe ajo ka nenshkruar me te drejten e ndarjes se prodhimit me kompani te huaja. Ne kete kuader, perfaqesuesi i qeverise tha se ajo do te mbroje me ane te ketij procesi privatizimi, edhe shoqerite e treta qe kane lidhur kontrata bashkepunimi. Duke mos e lene gjithsesi shtetin shqiptar te humbase nga ky proces, por duke i ruajtur te gjitha perfitimet e mundshme si ato nga renta minerare, taksat etj. Nder te tjera, ne baze te ndryshimeve te propozuara nga ministria e Ekonomise dhe miratuar nga qeveria, kompania qe do te privatizoje "Albpetrol"-in do te kryeje operacione hidrokarbure kerkimi, zhvillimi, prodhimi dhe tregtimi te naftes e gazit ne nje afat kohor prej 25 vitesh. Ndersa parashikohet qe ne proces privatizimi, te hyjne te gjitha asetet e kompanise, por se nuk do te shiten aspak puset e naftes, te cilat jane ne pronesi. Ne total, vlera e aseteve te kompanise "Albpetrol" llogaritet te jete rreth 420 milione dollare. Nga ana e tyre, deputetet e opozites i braktisen punimet e komisionit parlamentar te Veprimtarive Prodhuese, duke pretenduar se ata nuk e njohin mire ceshtjen e privatizimit te "Albpetrol", pasi jane njohur vone me draftin e ndryshimeve rreth tij.
"Albpetrol" me 4050 punonjes ka ne pronesi 1264 puse aktive
Kompania e naftes "Albpetrol" eshte nje ndermarrje, ku aktualisht punojne 4050 punonjes dhe ka ne pronesi 1264 puse aktive. Ne total, ato arrijne qe te prodhojne nje sasi nafte rreth 135 mije tone/vit. Nderkaq, projektligji i paraqitur nga qeveria, percakton si forme te privatizimit te kesaj kompanie, transferimin e se drejtes se pronesise te 100 per qind te aksioneve te kapitalit te shoqerise tek investitoret strategjike. Formula e privatizimit te tij, parashikon nje gare te hapur vetem me investitore strategjike, te cilet operojne si kompani ne sektorin e hidrokarbureve.