Berisha: Kur Rama bente ciu-ciu, vendoret zhbllokonin rruget nga bora Eva Gjura
Situata e shkaktuar nga reshjet e debores ne disa qarqe te vendit ka qene serish dje ne mbledhjen e grupit pjese e diskutimit me deputetet e kryeministrit Berisha. Ne kete mbledhje, kreu i qeverise ka falenderuar dhe pergezuar pushtetin vendor per punen e bere me perballimin e fatkeqesise natyrore me boren, duke mos harruar t'i ktheje pergjigje edhe akuzave te kryetarit te PS-se, Rama, i cili deklaroi se pushteti vendor degradoi per perballimin e emergjences se shkaktuar nga reshjet e debores. Sipas kryeministrit, Rama eshte i vetmi politikan, i cili e perdori situaten politikisht, sepse, shtoi ai, kur te gjithe qeveria vendore dhe ajo qendrore jepte kontributin e vet per perballimin e kesaj situate, Rama ligjeronte ne TV dhe bente ciu-ciu ne internet. Berisha ka deklaruar se qeveria ka bere gjithcka nepermjet shtabeve te emergjences per t'u ardhur ne ndihme te gjithe banoreve, nderkohe qe kryetari i PS-se, Rama, kishte urdheruar deputetet qe te mos shkonin ne shtabet e emergjences per te dhene kontributin e tyre. "Duhet te falenderoj ne menyre te vecante qeverine vendore, kryetaret e komunave, te keshillave, keshilltaret, kryepleqte, te cilet jashte cdo lloj sensi politizimi bashkepunuan me harmoni te plote me shtabet e qarqeve dhe shtabin qendror. Shpreh dhimbjen time, qe ne disa qarqe qe une vizitova, me raportuan ne shtabin e emergjences se asnje deputet i PS-se nuk i kishte vizituar. I garantoj qytetaret shqiptare dhe anetaret e PS-se dhe PD-se dhe ata pa parti, se kjo nuk ka ndodhur ngaqe ata nuk kane dashur. Kjo ka ndodhur mbi bazen e nje urdhri absurd te dhene nga kryetari i tyre. Mos guxoni te shkelni ne shtabet e emergjences. Eshte tjeter te ligjerosh ne televizor, te sulmosh ore te tera ne ekrane, apo te besh ciu-ciu 5 here ne dite dhe eshte tjeter te shkosh dhe te prekesh me dore ata njerez", - eshte shprehur kryeministri. Kreu i qeverise ka theksuar me tej se megjithese ky ka qene nje nga dimrat me te ashper shenuar ne keto 27 vite, qeveria e perballoi mjaft mire situaten duke mbrojtur ne radhe te pare jetet njerezore. Berisha tha se qeveria nepermjet shtabeve te emergjences iu ka ardhur ne ndihme ne kohe rekord 106 komunave dhe bashkive te vendit, te cilat kane qene te bllokuara duke bere zhbllokimin e rrugeve kryesore dhe rrugeve qe te cojne ne komuna. Jane bere 35 fluturime duke shperndare ushqime dhe medikamente mjekesore, si dhe jane transportuar 79 urgjenca nga mbare vendi. Kryeministri ka premtuar se edhe ne ditet ne vazhdim qeveria do te vazhdoje te mbaje kete situate dhe kete shkalle angazhimi derisa te rivendoset kalueshmeria e rrugeve jo vetem, kombetare dhe rurale, por dhe atyre komunale.