E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albpetrol komisionet vote pro privatizimit

Opozita kunder Do te jete nje proces qe do te inspirohet me elemente korruptive METE Privatizimi sipas standardeve nderkombetare

Miratohet vetem me votat e mazhorances privatizimi i kompanise Albpetrol. Komisioni i Ekonomise dhe Komisioni i Ligjeve miratoi draftin pas debateve mes mazhorances dhe opozites. Specialisti i Ministrise se Ekonomise Zamir Stefani sqaroi se metoda e vleresimit te kompanise eshte percaktuar sipas standardeve nderkombetare qe fillojne me kontabilitetin e deri ne vleresimin real te aseteve te te drejtave dhe detyrimeve qe perfiton sot Albpetrolin dhe te gjitha keto vleresime duke futur edhe asetet. Per punonjesit parimi ka qene ky do te zbatohet Kodi i Punes per cdo detyrim. Mendohet qe te jene rreth 2500 punonjes me nje vlere rreth 2-3 miliarde leke te vjetra. Kjo do percaktohet qartesisht kur te perpilohet projektvendimi - tha ai. Por sipas deputeteve te opozites ky proces nuk eshte transparent dhe si i tille nuk do te jete i suksesshem. Ne emer te socialisteve deputeti Fatmir Xhafaj tha se ky privatizim nuk eshte transparent. Nga pergjigjet dhe nga gjithe ky debat se ne vazhden edhe te nje sere privatizimesh te tjera dhe ky ngelet nje privatizimi me shume drite hije me nje mungese te theksuar transparence dhe nga te gjitha keto arsye mendoj se jemi para nje hapi qe nuk do te jape ate qe i duhet shtetit shqiptar por do jete nje privatizim qe do inspirohet me elemente korruptive - tha ai. Por nga ana e deputeteve te mazhorances u theksua fakti se eshte i nevojshem miremenaxhimi i nje kompanie te tille strategjike. Te majtet ngriten pikepyetje edhe per kohen e zgjedhur per privatizimin e kompanise me te madhe shteterore te naftes duke iu referuar krizes globale. Ju si METE na thoni do privatizojme Albpetrolin. Cfare po ndodh ne marredheniet ndermjet METE-s dhe Ministrise se Financave E dyta a do te merrni cmimin maksimal se eshte ndryshe kur e shet ne kushte krize dhe ndryshe ne kushte normale - tha ligjvenesit socialist Pandeli Majko. Por kreu i Ligjeve Ilir Rusmali sqaroi se projektligji vjen me firmen e qeverise te dyja ministrite jane brenda keshtu qe nuk ka kontradikte. Lidhur me perfitimin Stefani shtoi Patjeter te jeni te bindur qe do te marrim perfitim maksimal dhe do te jete vetem plus vetem negativ nuk do te jete. Nepermjet ketij procesi qeveria synon te siguroje investime private per zhvillimin e sektorit te naftes te permiresoje teknologjine dhe sistemin e menaxhimit standardet mjedisore ne kete sektor si dhe krijoje kushtet per liberalizimin e tregut te hidrokarbureve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›