Sot takimi i dytë i komisionit për reformën zgjedhore

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore
Komisioni i posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore do të mbajë sot takimin e dytë. Ashtu siç edhe është miratuar programi, gjatë takimeve të muajit dhjetor komisionit do të zhvillojë séance dëgjimore me të gjithë aktorët politikë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Për të nisur më pas punën për reformimin e ligjit aktual zgjedhor.
Takimi i sotëm i komisionit do të zhvillohet pa praninë e medies ndërsa të ftuar pritet të jenë përfaqësues të shoqërisë civile.
Komisioni i Venecias bashkë me OSBE/ODIHR pritet që këtij komisioni ti paraqesin rekomandimet e tyre për këto ndryshime.