E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 maji, Arvizu: Policia, neutrale dhe profesionale

TIRANË- Ambasadori i SHBA-së, në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, duke përsëritur apelin për zgjedhje me standarde, të qeta dhe fushatë qytetarë ka theksuar se roli i policisë është vendimtar. Arvizu ka apeluar për një punë profesionale nga ana e uniformave blu, duke kërkuar prej tyre zbatimin e ligjit dhe asgjë tjetër vec tij.

Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën për sistemin gjyqësorin, Arvizu ka deklaruar se policia e shtetit duhet të ofrojë mjedis të qetë në mënyrë që qytetarët të votojnë të lirë në zgjedhjet e 8 majit.

Sipas ambasadorit, policia duhet të zbatojë dertyrën e saj udhëhequr nga ligji dhe të jetë neutrale sa i takon gjithë ndikimeve politike.

Ne nisje ne kesaj fushate, forcat e policise qe do te angazhohen ne zgjedhje i jane nenshtruar trajnimit, nderkohe qe drejtues te policise kane garantuar korrektesi gjate permbushjes se misionit per te cilin jane ngarkuar. Vete kreu i policise se Shtetit, Hysni Burgaj duke e cilesuar te drejten e votes, te shenjte, ka deklaruar se policia eshte e angazhuar ne ruajtjen e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›