E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana kapen tre persona ishin ne kerkim

Nga nje operacion policor i koduar Kerkimi Intensiv III ne Tirane jane kapur tre persona te shpallur ne kerkim.

Personat e vena ne pranga jane Denis Braho Ago 24 vjec lindur ne Skrapar dhe banues ne Tirane. Gjykata e Shkalles Pare per Krimet e Renda kishte vendosur masen e sigurimit Arrest ne burg si i dyshuar per kryerjen e vepres penale te Trafikimit te lendeve narkotike kryer ne bashkepunim.

Gjithashtu eshte kapur Mehmet Capa 38 vjec lindur ne Diber dhe banues ne Sharre Tirane. Ai ishte shpallur ne kerkim qe prej 8 prillit pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesore Diber e ka denuar me nje vit burg dhe nje milion leke gjobe per vepren penale te Kalimit te paligjshem te kufirit.

Ne pranga eshte vene dhe Perparim Bashmeta 39 vjec banues ne fshatin Bago komuna Synej Kavaje i denuar me pare per vepren penale Prishje rendi dhe qetesise publike.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›