Qëllohet me sende të forta dhe grabitet 17 vjeçari
FIER- Një adoleshent në Fier ka rënë pre e grabitjes me dhunë nga autorë ende të panjohur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Fierit, sipas policisë, në një pikë bastesh. Sipas të dhënave të para, ngjarja ndodhi në lagjen Apolonia dhe viktimë e dhunës dhe grabitjes është bërë një 17 vjecar me inicialet E.H.
Ai është qëlluar me sende të forta nga perosna që raportohet se nuk i njeh dhe më pas i janë grabitur një shumë eurosh që kishte me vete, rreth 1 mijë.
Adoleshenti është dërguar në spitalin e Fierit, ku sipas mjekëve për fat gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ende nuk ka bërë me dije ndonjë të dyshuar për grabitjen, por deklaron se ëhstë duke hetuar për zbardhjen e saj.