E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kali i Trojës” prangos 9 persona për drogë

Operacioni i policisë i koduar “Kali i Trojës” ka vënë në pranga 9 persona si të dyshuar si anëtarë të një organizate që merrej me shitjen e heroinës. Arrestimet u kryen sot nga forcat e policisë së qytetit të Beratit. 

BERAT- Policia e Beratit arrestoi 9 persona gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës. Në pranga përfunduan Rael Dardha 28 vjec nga Berati, Markel Gjika 21 vjec nga Berati, Olsi Metolla 25 vjec nga Vlora, Skerdian Xhufi 26 vjec nga Berati , Dhimiter Boce 36 vjec nga Berati, Erjon Karadaku 33 vjec nga Berati, Ridvan Kate 36 vjec nga Vlora, Olsi Dautaj 25 vjec nga VLora, dhe Avenir Kuqali 29 vjec nga Berati. Prej dy muajsh policia e Beratit bashkë me prokurorinë e rrethit kishin nisur hetimin për personat e sipërpërmendur banues në Berat e Vlore, të cilët mendohet të jenë pjesë e një rrjeti që merrej me shitjen e heroinës. Në momentin e arrestimin 9 personave iu gjet një sasi heroine prej 190 gramësh. Ndërkohë janë marrë në cilësinë e provës materiale edhe një pistoletë 9 milimetërshe, 850 mijë lekë të reja që mendohet të jenë përfituar nga shitja e dozave të heroinës, si dhe 13 celulare e dy automjete. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit “Kali i Trojës”.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›