E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albright: Romney? Njeri sipërfaqësor

Ish-Sekretarja e Shtetit, Madaleine Albright e ka cilësuar kandidatin republikan për President të Shteteve të Bashkuara, Mitt Romney si një njeri sipërfaqësor.

“Romney? Një njeri me dy dimensione, nëse e shikon nga afër nuk ka asgjë prapa, asnjë thellësi” ka theksuar Albright.

Albright mbi të gjitha akuzon kundërshtarin e Barack Obamës në mungesën e kuptimit për sa i përket politikës së jashtme. “E kam të pamundur të kuptoj se në çfarë beson Romney” shton ajo.

Presidenti aktual, Barack Obama dhe kandidati republikan, Mitt Romney do të përballen në garën për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e muajit nëntor.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›