Gjeorgjia në erën e ndryshimit

Gjeorgjia duket se ka projektuar ndryshimi e parë demokratik të pushtetit që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Sondazhet e para sipas mediave gjeorgjiane i japin fitoren opozitës për zgjedhjet parlamentare. Megjithatë edhe kampi tjetër kundërshtar pretendon fitoren.
Zgjedhjet ishin një sfidë mes presidentit Mikheil Saakashvilli dhe Bidzina Ivanishvili, një miliarderi me një pasuri gati sa gjysma e madhësisë së ekonomisë së Gjeorgjisë.
Sondazhet menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit, i dhanë Koalicionit "Ëndrra Gjeorgjiane" të Bidzina Ivanishvilit 35 për qind të votave, ndërsa Lëvizjes Kombëtare të Bashkuar të Saakashvillit, 30 për qind të votave.
Sipas mediave koalicioni i 6 partive në opozitë ka marrë 51 për qind të votave, ndërsa Lëvizja Kombëtare e properëndimorit Saakashvilli nuk kishte kaluar më tepër se 41 për qind.
Saakashvili, 44 vjeç, duhet të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm, kur të hyjnë në fuqi reformat që dobësojnë kreun e shtetit dhe duke i dhënë më shumë pushtet parlamentit dhe kryeministrit.
Por nëse kjo do të jetë e vertet ky është ndryshimi i parë demokratik i pushtetit në Gjeorgji që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.