Medvedev e Zuckerberg diskutojnë të ardhmen e Facebook-ut

Kryeministri rus Dmitri Medvedev dhe themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg janë takuar në Moskë për të diskutuar të ardhmen e rrjetit social në tregun rus.
Një zëdhënëse e kryministrit rus tha se që në takim është diskutuar për zhvillimin e teknologjisë informative në Rusi dhe të drejtat e autorit.
Rusia është një nga pak shtetet në botë ku Facebook nuk është rrjeti social numër 1.
Ai renditet pas rrjetit social të popullarizuar rus, VKontakte, i cili iu drejtohet rusisht-folësve.