E Diel, 1 Nëntor 2026

Albtelecom, me projekte të reja për teknologjinë dhe mbështetje në arsim

Tiranë, 16 Korrik 2010 NOA - ALBtelecom mbështet rritjen dhe zbatimin e teknologjive më të fundit të informacionit në arsimin shqiptar publik dhe atë privat përmes projekteve konkrete të teknologjisë bashkëkohore.

Prezantimi u bë nga drejtuesit e kësaj kompanie, në aktivitetin më temë Teknologjia dhe Edukimi, në ambientet e Hotel Sheraton. Aktiviteti në fjalë është në mbështetje të plotë të nismave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare për zbatimin e teknologjive më të fundit të informacionit në arsim si dhe nismës Shqipëria në moshën e Internetit.

Sipas Drejtorit të Shitjes, Arjan Ymeri, ALBtelecom ka infrastrukturën më të plotë dhe më të gjerë dhe me teknologjinë më bashkëkohore. Ai tha se implementimi i disa projekteve të rëndësishme do të ketë avantazhe të shumta dhe për arsimin shqiptar dhe është në vazhdën e nismave të Qeverisë Shqiptare.

Nëpërmjet rrjetit më të gjerë dhe infrastrukturës më të plotë si dhe duke përdorur teknologjitë e reja, ALBtelecom është i gatshëm të mundësojë dixhitalizimin dhe ndërlidhjen e gjithë sistemit arsimor në Shqipëri, tha ai.

Drejtues të ALBtelecom u shprehen se vetëm vitet e fundit, ALBtelecom ka mbështetur fuqimisht arsimin shqiptar me projekte të përbashkëta me institucionet arsimore shtetërore dhe ato private në funksion të rritjes së cilësisë dhe standardeve në sistemin arsimor shqiptar.

Sipas Drejtorit të IT dhe DATA, z. Alban Karapici, dëshmi i investimeve të kompanisë në këtë drejtim, ishte dhe projekti i përbashkët me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për instalimin e shërbimit të internetit në shkollat e nivelit bazë dhe ato të mesëm.

Ky projekt, sipas tij është realizuar në një kohë rekord, ndërkohë që në të ardhmen fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë do të kenë mundësi të njihen me teknologjinë më të fundit përmes ALBtelecom dhe investimeve që do të kryhen edhe në sistemin arsimor.

ALBtelecom ka bërë të qartë se do të vazhdojë të rrisë kapacitetet investues në rrjet dhe teknologji dhe mundësimin e shërbimeve më të fundit edhe në tregun shqiptar.

Gjatë aktivitetit, të pranishmit kanë patur mundësi të njihen konkretisht me projektet e ALBtelecom si dhe shërbimet e kësaj kompanie.

r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›