Albtelekom abuzon me çmimet, interneti 5 herë më i shtrenjtë se në Itali
Kosto e lartë dhe shërbim i dobët. Kështu mund të përkufizohet tregu i shërbimit të internetit në vendin tonë. Kompania e Albtelekom, shitësi i vetëm me shumicë dhe njëkohësisht shpërndarës për klientë me pakicë ofron një shërbim të dobët dhe pesë rreth herë më të shtrenjtë se kompania e të njëjtit profil në vendet fqinjë.
Klientët e Albtelekom paguajnë 100 mijë lekë për 4 Mega Bit nga ana tjetër një klient italian që merr të njëjtin shërbim merr një internet 40 fish më të shpejtë dhe paguan 50 euro për shërbimin ose pak më shumë se gjysma e klientit shqiptar. Të njëjtat probleme hasin edhe klientët familjar që paguajnë një tarifë prej 12 mijë lekësh për 1 giga internet, por nuk mund të shkarkojnë nga interneti më shumë se një foto po një këngë. Kompania italiane Italkom tafirifon klientët e saj me për 3 GB me 19 euro në muaj, klientët shqiptar që kanë të ardhura mesatare 10 herë më të ulta se fqinjët tariforen për të njëjtin shërbim nga Albtelekom me 30 mijë lekë të muaj.
Tarifat
Çmimi monopolistik i çmimit të internetit, i diktuar nga kompania Albtelekom, e cila është e vetmja shpërndarëse me shumicë në vend, cenon interesat e shqiptarëve. Në një kohë që trumbetohet me të madhe se Shqipëria është në moshën e internetit dhe çdo gjimnazist shqiptar do të ketë internet në shtëpi qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë masë për rregullimin e tregut. Kompanitë caktojnë çmime monompolistike pesë ose gjashtë herë më të shtrenjta se vendet fqinjë dhe shërbim të dobët. Nga një vëzhgim në tregun vendas rezulton se abonentët Albtelekom paguajnë 12 mijë lekë në muaj për 1 giga internet dhe 30 mijë lekë për 2 giga. Ndërkohë që shpejtësia është e vogël dhe mungesa e shkarkimit të materialeve nga interneti janë të kufizuara. Në momentin që abonenti plotëson kilobajtët e paracaktuar nga kompania e ndërpritet e drejta pavarësisht se shkarkimi kryhet brenda afatit të abonimit. Ndërkohë 1 mega internet tariforet me 36 mijë lekë në muaj dhe 2 mega rreth 98 mijë lekë në muaj në kompjuterët e abonentëve nuk shkon asnjëherë internet për aq sa tariforet.
Abuzimet me celularët
Abonentët e telefonisë celulare në Shqipëri tariforen me çmime monopolisitike për mesazhet e shkruara që nisin drejt rrjeteve të ndryshme brenda territorit të vendimit. Çmimi mesatar standard për tre kompanitë e telefonisë celulare është 20 lekë për sms. Ndërkohë që ndryshime mes kompanive që operojnë në treg bëhet vetëm me ofertat brenda rrjetit. Por edhe në këto tarifa jo vetëm që përcaktohet se operatore drejt të cilit do të niset sms-ja por edhe kohëzgjatja ofertës dhe çmimi i diktuar, të cilin e merr kompania pavarësisht nëse brenda periudhës abonenti i konsumon ose jo ato para.
Çmimi është përcaktuar nga tre kompanitë që operojnë më treg, pasi edhe me hyrjen në tregun e telefonisë celulare të operatorit të tretë çmimi i këtij produkti nuk u ndryshua. Megjithëse në tregun shqiptarë operojnë disa kompani te telefonisë celulare, çmimet për konsumatorin shqiptarë mbeten mjaft të shtrenjta si ato në thirrje telefonike dhe nëpërmjet mesazheve. Autoriteti i Konkurrencës vazhdimisht ka evidentuar faktin se pavarësisht operimit të disa kompanive çmimet rezultojnë sërish të larta. Rezultojnë se operatorët e kompanive celulare në vend ofrojnë pothuajse të njëjtat çmime për shqiptarët duke lënë të kuptohet se konkurrenca nuk ekziston mes tyre.
Albtelekom
Tarifa e instalimit 40 mijë lekë
1 giga 12 mijë lekë
2 giga 30 mijë lekë
1 mega 36 mijë lekë
2 mega 98 mijë lekë
Italkom
3 GB 19 euro
20 MB 10 euro
100 MB 50 euro
1 muaj tarifim 19 euro
3 muaj tarifim 38 euro
Shpejtësia Tarifa Mujore (Lekë/Muaj) Tarifa e Instalimit (Lekë)
5 Mbit/s 126,000 54,000
10 Mbit/s 247,800
15 Mbit/s 365,400
20 Mbit/s 478,800
25 Mbit/s 588,000
30 Mbit/s 693,000
35 Mbit/s 793,800
40 Mbit/s 890,400
50 Mbit/s 1,092,000
60 Mbit/s 1,276,800
70 Mbit/s 1,450,400
80 Mbit/s 1,612,800
90 Mbit/s 1,764,000
100 Mbit/s 1,904,000
Ornela Manjani