E Diel, 1 Nëntor 2026

Albtelekom dyfishon tarifat e numrit fiks për qytetarët, 30 për qind më të larta për bizneset

Abonentët paguajnë me detyrim, edhe kur numri i tyre është jashtë funksioni

Albtelekom ka rritur brenda një viti e gjysmë me shpejtësi marramendëse tarifat e telefonisë fikse, veprim i cili ka shkaktuar jo pak reagime nga vetë qytetarët. Tarifat për familjarët janë rritur nga një vit në tjetrin e në rastet më banale edhe dy herë brenda të njëjtit vit.

Kështu nga të dhënat që disponon gazeta SOT tarifa për abonentët familjarë e telefonisë fikse nga muaji shtator 2008 deri 10 muaj më pas në Qershor të 2009-tës, ka pasur një tarifë mujore e cila është llogaritur në shumën 288 lekë të reja. Ndërsa nga Korriku i vitit 2009 deri në Shtator të po këtij viti nga shifra e cituar më sipër tarifat e telefonisë fikse, kanë pësuar një rritje të konsiderueshme e cila në shifra llogaritet se është rritur me 63 lekë të reja. Ndërsa për vitin 2009 të gjithë abonentët familjarë i janë nënshtruar rritjes së tarifave për shërbimin e telefonave fiks për të gjithë abonentët e Albtelekom janë rritur nga 351.6 lekë, në muajin Korrik e kanë në muajin Tetor të vitit 2010 në shumën e 429.6 lekë pra në për një periudhë tepër të shkurtër kohore e cila është e llogaritur në katër muaj në total, tarifat janë rritur në mënyrë banale nga Albtelekom me 780 lekë. Përsa i përket muajit Nga ana tjetër duket se Albtelekom nuk ka kursyer as bizneset të cilët edhe pagesën fillestare të abonimit e kanë më të kripur sesa abonentët familjarë. Sipas punonjësve të sektorit të shërbimit të klientit pranë Albtelekom tarifa për pagesat mujore për të gjitha bizneset përsa i përket shërbimit telefonik është në shumën 13500 lekë të reja për çdo subjekt, pra nëse për një person familjar tarifa mujore për telefoninë fikse është 4300 lekë atë2herë bizneset do të paguajnë për këtë shërbim rreth tre fish më shumë se normalja. Sipas të dhënave nga gazeta, tarifa e telefonisë fikse për bizneset në muajin Qershor 2009 ka qenë në shumën 1060 lekë, dhe nga periudha Korrik 2009 deri në Tetor të po këtij viti ka shkuar në shumën 1200 lekë, pra është rritur me 140 lekë. Ndërsa nga ana tjetër në muajin Tetor 2009 tarifa për telefonin fiks ka qenë 1200 lekë dhe nga periudha Nëntor  e po këtij viti deri në Maj të vitit 2010 ka shkuar në shumën 1350 lekë. Pra rritja nga Albtelekom është kryer e vazhdueshme dhe në një periudhë tepër të shkurtër kohore e llogaritur bë vetëm 4 muaj diferencë. Përpos kësaj edhe llogaritjet nga viti në vit janë tepër shokuese përsa i përket telefonisë celulare për abonentët familjarë.


Precedenti
Shuma që i përket përllogaritjeve të rritjes e cila për tarifat e telefonisë fikse është përcaktuar edhe si më e larta në rajon, në total kjo rritje shkon deri në 200 për qind rritje për të gjithë abonentët familjarë të cilët paguajnë një tarifë fikse telefoni edhe pse në të shumtën e kohës sinjali nuk është i rregullt. Lidhur me këtë fakt sipas punonjësve të shërbimit të ankesave ndaj qytetarëve pranë Albtelekom, nëse kalojnë rreth 1 apo dy muaj nga vendosja e telefonit e për arsye të ndryshme abonenti nuk ka mundur të shlyer detyrimin, atëherë institucioni, pa kryer asnjë lajmërim izolon thirrjet e më pas këtij abonentit i bllokohet numri. Ndërkohë që tarifat e telefonisë fikse në rajon  e më gjerë janë më të ulëtat në vendin tonë këto tarifa rriten nga dita në ditë duke vënë kështu në vështirësi të madhe qytetarët. Përpos kësaj nga vëzhgimet e kryera nga gazeta pranë zyrës së ankesave në Albtelekom dhjetëra abonentë deklarojnë shqetësimet e tyre çdo ditë përsa i përket problemeve me telefonat fiks, ndërkohë që edhe pse paguajnë e janë të rregult me detyrimet, shumicën e kohës nuk ju vihet në dispozicion shërbimi i kërkuar. Si për ironi të fatit nga informacionet e marra ditën e djeshme pranë zyrës së Ankesave pranë Albtelekom, një prej punonjësve ka deklaruar se nuk ka pasur ankesa për telefoninë celulare ndërkohë që pas sporteleve e ko vetëm, qytetarë të ndryshëm kanë qenë duke plotësuar formularët e ankesave. Në këtë mënyrë jo vetëm që Institucioni i Albtelekom, i cili ditë pas dite përveç se nuk u plotëson abonentëve të tij shërbimet për të cilët ata paguajnë, është duke abuzuar vazhdimisht me rritjen e papërgjegjshme të tarifave për telefonat fiks.

Arta AGOLLI

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›