Maturantët përfundojnë provimin e Letërsisë, MASH publikon përgjigjet e testit
kanë filluar. Më herët në mëngjes janë shpërndarë testet në të gjitha rrethet e vendit të shoqëruar këto nga drejtuesit e rretheve. Ndërkohë kanë dalë nga ngujimi dhe hartuesit e tezave për tja lënë radhën javës tjetër, kolegëve që do të hartojnë tezën e matematikës. Nga vëzhgimi që bëmë në shkollat e Tiranës, provimi ka përfunduar pa probleme. Por në disa raste një prej shqetësimeve ka qenë një prej tezave me zhvillim e cilësuar si Ese e cila sipas maturantëve të shkollës Ismail Qemali ka qenë e pakuptueshme e për këtë shkak ka krijuar paqartësi tek nxënësit. Provimi tjetër i detyrueshëm, ai i matematikës është në datën 15 qershor, ndërkohë që ato me zgjedhje janë në fund të muajit. Për herë të parë maturantët këtë vit do të kenë rezultatet në muajin korrik, para se të bëjnë zgjedhjen e tyre , për degën që do të studiojnë. Pritet që në orët e para të mëngjesit të dalin nga ambientet e AVA-s, ku ishin ngujuar për tetë ditë me radhë hartuesit e provimit të letërsisë. Testi i letërsisë ka pasur në përmbajtje 25 pyetje, të cilat do të jenë të kombinuara ndërmjet atyre që kërkojnë përgjigje të argumentuara dhe pyetjeve me alternativa. Në programet shkollore të drejtimit të përgjithshëm për provimin e letërsisë, gjuha shqipe, përfshirë edhe të shkruarit, do të zërë 26 për qind të pyetjeve, që do të përmbajë testi, ndërsa Letërsia 74 për qind. E njëjta linjë do të ndiqet edhe për tezat e provimeve, që do të hartohen për llojet e tjera të shkollave të mesme në vend. Tezat e provimit do të klasifikohen në varësi të llojit të shkollës së mesme që ka kryer maturanti. Ndërkohë që këtë vit, procesit të vlerësimit të provimeve të maturës i janë shtuar disa elemente të rinj. Sipas Ministrisë së Arsimit, do të rivlerësohen të gjitha ato provime, tek të cilat do të konstatohen gabime në vlerësim. Shpallja e rezultateve të provimit të parë të Maturës Shtetërore, që u zhvillua sot paradite në të gjithë vendin, do të bëhet jo më vonë se 15 ditë, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Skema e vlerësimit të përgjigjeve që kanë plotësuar maturantët për çdo pyetje të testit do të jetë e dyfishtë. Vlerësuesit, pasi marrin në dorëzim testet, do të konfirmojnë saktësinë e tyre dhe do të bëjnë kodifikimin me numra, pavarësisht nga barkodi dhe pa e dëmtuar atë. Korrigjuesit mund të bëjnë shënime në test, por vlerësimet për çdo pyetje do i pasqyrojnë në formularët përkatës.
Rakordomi i vlerësimeve do të bëhet pas korrigjimit të çdo 40 testeve. Në rastet kur ka mospërputhje midis dy vlerësuesve, përgjegjësi i vlerësimit do të jetë një vlerësues i tretë. Më pas, përgjegjësi i vlerësimit firmos në tabelën e vlerësimit të testit, së bashku me vlerësuesin e tretë. Ministria e Arsimit do të ngrejë komisione të posaçme (KOPOTED), që do të shqyrtojë rast pas rasti të gjitha testet që raportohen si të dyshimta për kopjim nga vlerësuesit e testeve dhe me parregullsi. Vlerësimi i testeve të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe do të bëhet në katër qendra: në Tiranë, në godinën e shkollës Sabaudin Gabrani; në Elbasan, në godinën e shkollës Qemal Stafa; në Shkodër, në godinën e shkollës Jordan Misja dhe në Fier, në godinën e shkollës Naim Frashëri.