Amnesty International publikon raportin vjetor për dhunën ndaj grave
e dhunës por më pas i kanë tërhequr ato. 990 krime që kishin të bënin me dhunën ndaj grave janë raportuar vitin e shkuar, nga të cilat gjykata shqyrtoi 640 çështje duke lëshuar urdhër mbrojtës thuhet në raport. Ndërsa në stacionet e policisë disa qytetarë kanë pretenduar se ndaj tyre është përdorur dhunë dhe janë torturuar. Amnesty International në këtë raport shpreh shqetësimin për jetimët në moshë të madhe, të cilëve u është privuar e drejta për strehim të përshtatshëm. Dhuna ndaj gruas është një dukuri botërore, por vendi ynë mban përqindjen më të lartë të përhapjes së këtij fenomeni në të gjithë Ballkanin. Kjo shpjegohet me faktin se shoqëria shqiptare,e identifikuar si një shoqëri patriarkale, ka një histori të gjatë të dominimit të burrave në jetën sociale. Emancipimi i gruas është përmendur thjesht si princip,por në të vërtetë ajo ka qenë e ndrydhur dhe ka marrë pjesë shumë pak në vendimmarrje. Pas viteve 90, kur ajo preku ndryshime reale, media pasqyroi shumë raste dhunimi të gruas dhe nëpërkëmbje të të drejtave të saj. Për herë të parë këtë vit,Instituti i Statistikave (INSTAT) në bashkëpunim me Unicef po bëjnë një studim për numrin real të grave që dhunohen, të atyre që dhunuesit u kanë marrë jetën dhe si kanë ardhur këto shifra në vitet në vijim.
Last Updated on E Marte, 01 Qershor 2010 22:24