E Diel, 1 Nëntor 2026

Saim Kokona: Xhirimet e filmit Ngadhënjim mbi vdekjen, që u censuruan nga Ramiz Alia

Artisti i Merituar, operatori i njohur rrëfen udhën e gjatë dhe të vështirë, por të bukur me filmin shqiptar

Diçiturë: Filmi Ngadhënjim mbi vdekjen (1967)

Një jetë ku kanë kaluar 30 vjet punë, 30 filma artistikë dhe 30 filma dokumentarë. Një jetë që kaloi në sheshet e xhirimit mbrapa aparatit të tij filmik. Familjarë, miq dhe kolegë kanë uruar 76 vjetorin e lindjes në një organizim festiv në nder të mjeshtrit të kamerës Saim Kokona. Artist i Merituar Kokona dhe filmat e tij dallohen për intuitën artistike dhe për mënyrën e xhirimit, të cilat futen thellë në botën shpirtërore të aktorit dhe që vijnë natyrshëm tek spektatori.

Shumë prej aktorëve kanë kaluar nën syrin e mjeshtrit Kokona, që tashmë janë bërë ikona të skenës shqiptare. Me rastin e 76 vjetorit të lindjes Arkiva e Filmit Shqiptar ka botuar edhe një album fotografik me foto nga puna e tij tridhjetëvjeçare në sheshet e xhirimit. Në një intervistë dhënë për gazetën SOT realizuesi i dhjetrave filmave artistikë dhe dokumentarë rrëfen udhën e gjatë, të vështirë por të bukur me filmin shqiptar. Ai tregon se profesioni i ka falur shumë kënaqësi dhe se gjithmonë është përpjekur për të sjellë më të mirën tek publiku. Pavarësisht vështirësive që haste gjatë punës së tij, ai pohon se puna në Kinostudio i ka falur një kënaqësi në jetën e tij. Saim Kokona u lind në Gjirokastër më 26 shkurt 1934. Në moshën 10-vjeçare shpërngulet familjarisht në Tiranë, ku mori edhe arsimin e parë. Kreu liceun artistik Jordan Misja për pikturë. Studimet e larta mbaroi në Çeki për operator në vitin 1960. Nga viti 1960- 1991, vit në të cilin doli në pension,  punoi në Kinostudion Shqipëria e Re si operator, ku realizoi 30 filma artistikë e po aq filma dokumentarë. Ka punuar me regjisorë të shquar si Dhimitër Anagnosti, Vitor Gjika, Piro Milkani, Gëzim Erebara, Xhanfise Keko, Rikard Ljarja, Kristaq Dhamo, Hysen Hakani e shumë të tjerë. Ndër filmat e tij më të suksesshëm përmendim Ngadhënjim mbi vdekjen (1967), Ndërgjegjja (1972), Brazda (1973), Beni ecën vetë (1975), Koncert në vitin 1936 (1978), Radiostacioni (1979), Njeriu  i mirë (1982), Taulanti kërkon një motër (1984), Apasionata (1983), Shpella e piratëve (1990) etj.  Saim Kokona është vlerësuar me çmime të ndryshme për karrierën e tij të gjatë si dhe mban titullin e lartë  Artist i Merituar.

 -Ky aktivitet zhvillohet për nderin tuaj, si ndiheni?
Sot unë kam ditëlindjen, pasi mbush 76 vjeç është një ditë e bukur, por emocionuese. Unë sot jam mbledhur me miqtë dhe shokët e mi për të festuar këtë ditë.

-E ndërkohë për nderin tuaj u promovua dhe një album, ku është fokusuar e gjithë krijimtaria juaj artistike?
Më vjen shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që u bë kjo gjë për mua. Në faqet e këtij albumi janë të gjitha vitet e krijimtarisë sime, por janë dhe fragmente të tjera të jetës sime. Po ashtu në një film dokumentar u shfaq krijimtaria ime si dhe kontributi që unë kam dhënë për kinematografinë shqiptare, jam shumë i emocionuar nga kjo gjë. Mu rikthyen edhe njëherë ato emocione, që unë kam pasur kur kam nisur që të merrem me filmin, si dokumentar, ashtu dhe atë artistik. Shumë nga miqtë dhe shokët e mi rikujtuan të gjithë ato vite pune që ne kemi kaluar sëbashku. Ata më rikthyen edhe njëherë në kujtimet e mia, të cilat janë shumë emocionuese.

-Sa e vështirë ka qenë jeta e Saim Kokonës me filmin?
Jeta ime nuk ka qenë e vështirë me filmin, përkundrazi ajo më ka falur shumë gëzim. Ka qenë e bukur dhe e mbushur me plot gjëra të bukura. Unë kam punuar gjithmonë me dëshirë të madhe dhe kam qenë gjithmonë entuziast, për atë që unë bëja. Kam qenë gjithmonë i gatshëm në punën time, dhe kam punuar me shumë dashuri për vendin tim, duke e pasqyruar këtë gjë në filma, që është shumë e rëndësishme.

-Cila ka qenë pjesa më e vështirë sa i takon krijimtarisë?
Nuk mund të them se kam pasur vështirësi, pasi unë e kam pasur shumë pasion punën time, por shumë radhë edhe mund të ketë pasur ndonjë moment, ku unë jam gjendur në vështirësi. Kam hasur vështirësi, kur unë kaloja në vendet e malore, ose kur punoja natën dhe kjo ishte vështirësia, por në përgjithësi kanë qenë ditë mira për mua.

-Keni shumë filma artistikë dhe dokumentarë, por cili ka qenë filmi më i vështirë për ju?
 Sa i takon filmit artistik, për mua më i vështiri ka qenë filmi Radiostacioni, ku kam punuar gjithë natën. Po ashtu kanë pasur vështirësi dhe filmat që ne bënim me fëmijët, pasi siç e dini fëmijët nuk përqendrohen shumë, por mund të them se në përgjithësi çdo gjë ka shkuar shumë mirë.

-Ndonjë detaj nga filmi Radiostacioni?
Filmi Radiostacioni është xhiruar po në atë zonë ku ka qenë Radiostacioni i vjetër, po në atë rrugicë. Në atë lagje ne ishim të detyruar që të punonim edhe natën, që të mos pengonim qarkullimin, apo njerëzit, por çdo skenë është bërë është realizuar në mënyrë të atillë sa neve kemi një vërtetësi të madhe, i cili është dhe një dokument shumë i madh për jetën e atëhershme, për ato vite.

-Ju flisni për prodhime kinematografike shumë cilësore, por sa e vështirë ka qenë për ju që ta arrini deri këtu?
Natyrisht që teknika ka qenë shumë e vështirë, dhe ajo bënte atë që ne nuk kishim mundësi që të realizonim atë që ne donim, por me vështirësi ne përgatisnim çdo gjë, por megjithatë ne e përballonim. Mjetet teknike nuk na kufizonin shumë, pasi çdo gjë e  organizonim dhe e kishim të përgatitur.

-Si kanë qenë marrëdhëniet tuaja me regjisorët?
Ka qenë një marrëdhënie e shkëlqyer, shumë e mirë. Veçanërisht me Rikard Ljarjen kam pasur një bashkëpunim të shkëlqyer, pasi ai ishte dhe aktor dhe regjisor. 
 

-Sa ka ndikuar pushteti në atë kohë në karrierën tuaj me filmat?
Në atë kohë ka qenë dhe pak censura ajo që ndikonte në krijimtarinë tonë. Në atë kohë çdo film që realizohej më parë do të shikohej nga anëtarët e byrosë. Më kujtohet filmi Ngadhënjim mbi vdekjen, ka qenë në atë kohë Haki Toska dhe Ramiz Alia, dhe filmi në përgjithësi ishte i mirë, por kur ata panë fundin e filmit, ato vajzat kur shkonin drejt pushkatimit, unë isha ulur në tokë për shkak të këndit dhe i çova drejt qiellit. Aty ata më kritikuan duke më thënë se: ku i çon ti këto, tek zoti..... Ajo natë ishte pak e vështirë, por u kalua. Për mua ishte një kritikë e fortë, por ata më thanë të nesërmen se filmi është shumë i mirë, por nuk duhet ajo skenë, duhet përsëritur sërish. Kështu që unë u detyrova që ta bëja sërish po atë skenë, por ndryshe. Pra anëtarët e byrosë në atë kohë shikonin çdo detaj dhe ne ishim të detyruar që të bënim ndonjë korrigjim.

-Shumë realizime kinematografike, por si nisi udha juaj me filmin?
Unë e kam filluar punën në Kinostudio që në vitin 1960, pas studimeve kur unë erdha nga Çekia. Në Kinostudio unë kam punuar 30 vjet, dhe kam xhiruar 30 filma artistikë dhe 30 filma dokumentarë, përveç kronikës. Kam qenë që veriu deri në jug të vendit, duke xhiruar vendin tim, popullin tim. Filmat tonë kanë përfaqësuar vendin tonë edhe jashtë shtetit, edhe në atë kohë kur kemi qenë të izoluar.

-Ju thatë se filmat i keni realizuar me shumë vështirësi, por nëse do të ishit sot duke xhiruar, do të kishte ndryshuar diçka në krijimtarinë tuaj?
Patjetër që po, pasi teknologjia në atë kohë na kufizonte në shumë gjëra.

-A ka ndonjë peng në karrierën tuaj?
Unë nuk kam asnjë peng në karrierën time, me filmat, pasi që të gjitha më janë plotësuar. Kam marrë dhe shumë vlerësime për punën time, kështu që nuk kam asnjë peng. Shumë tituj dhe vlerësime, por dhe kupa festivalesh, kështu që ndihem shumë mirë.

-Pas kaq vitesh, çfarë ndjeni kur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›