E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albume të reja

Nga Express më 04 maj 2011 në ora 09:33

Glee, The Music Presents: Th... Soundtrack

“Glee” nuk është vetëm një serial i adhuruar, por edhe këngët që këndohen në të janë duke u pëlqyer shumë. Për këtë ata kanë sjellë një CD tjetër pas asaj të fillimi të vitit, të cilën e quajtën “Original Song. “Glee: The Music, Volume 6” është albumi i tyre më i fundit që përfshin këngë të sezonit të dytë. Aty janë edhe këngën e njohura “I Feel Pretty/Unpretty” dhe kënga e Lady Gaga’s “Born This Way”.

Lemonade Mouth, Soundtrack

Duket se grupi Lemonade Mouth kanë për të festuar diçka. Pas hitit të tyre në një film origjinal që u dha premierë më 15 prill, ai ka arritur që të jetë në krye të top-listës në billboard, si njëri prej albumëve më të pëlqyer. Kjo nuk është një fitore për Lemonade Mouth, por edhe për iTunes, të cilët shënuan rritje në shitje të këngës, përderisa kënga e tyre është një këngë e këtillë.

Sigh No More, Mumford & Sons

Mumford & Sons edhe kësaj here vinë me një muzikë të mirë “jazz” dhe “rock”, me të cilën u paraqiten edhe në festivalet e New Orleans Jazz dhe Heritage Festival në Louisiana. Rolling Stone thonë për Mumford & Sons që janë grupi më “shpirtëror” dhe me “intersant”, sidomos për llojin e muzikës që kultivojnë. Të këtilla janë edhe këngët e albumit të tyre më të ri “Sigh No More”.

Never Say Never: The Remixe...Justin Bieber

Justin Bieber kthehet edhe njëherë me albumin e tij “Never Say Never: The Remixe”. Sensacioni i tinejxherëve ka arritur që këtë javë të jetë njëri prej më të mirëve në billboard, duke u kthyer përsëri në rënditje. Më sa duket albumi i tij ka ndikuar shumë në shitje, aq më shumë kur këngëtari është duke mbajtur një turne botëror. Por, këngët e tij “remix” janë më të vërtetë interesante.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›