E Shtunë, 31 Tetor 2026

K-Style, “Gjithkah”

Nga Express më 04 maj 2011 në ora 12:15

Kenan Nuredini (K-style), artisti i ri dhe i talentuar, ia ka shtuar tregut kosovar një këngë të zhanrit hip-hop. Për artistin e ri tashmë i njohur për publikun si këngëtar dhe këngëshkrues, është videoklipi i dytë (dhe i parë solo karrierë) dhe shënon fillimin e karrierës së tij profesionale.

Ai publikon këngën dhe videoklipin e këngës “Gjithkah”.

Të gjitha këngët janë kombimin i hip-hop-it, vokalit melodik dhe teksteve kuptimplota.
Kënga është regjistruar në shtëpinë diskografike Making Star dhe Lift-Studio në Ferizaj.
Artisti Kenan Nuredini, i njohur per publikun si K-style (Chronics) në vitin 2007 ka realizuar albumin e tij “Kombinim Fatal” në bashkpunim me Dr.Gs, bashkëpunim ky që nxori edhe video-klipin e këngës “E boj hot”.

Këngët më të dëgjuara të po këtijë albumi ishin: E boj hot, Choe, Prit Pak etj.
Duke përmbyllur këtë komunikatë për shtyp, falenderojmë rexhisorin Besim Ugzmajli për realizimin e videoklipit të ri të këngës “Gjithkah”, e cila së shpejti do ta ketë edhe promovimin e saj në media.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›