E Diel, 1 Nëntor 2026

Surpriza e Teutës

Nga Express më 04 maj 2011 në ora 12:13

2 vjet në lidhje dashurie i kanë mbushur dje çifti më i perfolur i estrades këto dy vjet në Kosove, Teuta Krasniqi dhe Blero. E kjo datë shumë e veçantë për të dy – aktoren dhe kengetarin, nuk kishte si të kalohej pa u shënuar me surpriza për njëri-tjetrin.

“White Party” ishte një ide gati e përbashket e çiftit VIP. E menduar nga të dy, veç e veç, që t’i bëjnë surprizë njëri-tjetrit në këtë datë të veçantë për ta duket se i doli me triumfuese Teutës, e cila mblodhi sonte rrethin e ngushtë të shoqërise se saj dhe të Bleros për t’i bërë këtij të fundit një ndejë surprize.

Tepër e kënaqur me organizimin, Teuta në një interviste direkte në radio Dukagjini ka treguar që ndeja i ka dalë edhe më e mirë sesa që e kishte menduar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›