Rosie, më e nxehta për Maxim
Nga Express më 04 maj 2011 në ora 09:35
Rosie Huntington-Whiteley është shpallur femra më seksi në botë.
Revista Maxim ka nominuar Rosie – e cila luan edhe në filmin më të ri Transformers: Dark of the Moon – me një nder, duke qenë e para në mesin e 100 femrave më seksi në botë. Kate Middleton është në vendin e 26’të në Maxim.
Femra të tjera janë Brooklyn Decker (Nr. 36), Minka Kelly (Nr. 52), Cameron Diaz (Nr. 4) dhe Scarlett Johansson (Nr. 14). Për këtë Huntingon-Whiteley do të bëjë disa foto seksi për këtë revistë. “Për mua është një nder i madh ky çmim”, tha ajo.