Albumi i familjes apo Propaganda intime
Ne 24 qershor te ketij viti me mbeshtetjen e Bashkise se Korces ambasades se Frances ne Tirane Aleances franceze ne Korce dhe Qendres Kulturore Lindart ne Tirane do te zhvillohet edicioni i katert i konkursit nderkombetar te fotografeve te rinj Sotiri. Kete vit kuratore e ekspozite eshte fotografja e re franceze Anouck Durand.
Tema e konkursit te ketij viti eshte Propaganda intime - Albumi i familjes.
Albumi i familjes ka nje histori te hershme qe nis me portrete e kompozime te realizuara nga piktoret. Natyrisht ishin vetem familjet e pasura qe mund ti lejonin vetes te kishin te dokumentuara portretet familjareve apo pamje te datave historike qe lidheshin me familjet e tyre. Edhe ne filllimet e shpikjes se fotografise vetem nje elite mund te kishte portrete familjare. Po kur cmimi i fotografise - apo si quhej ne fillim dagerrotipi - u ul te gjithe nisen te shkonin ne studiot e fotografeve sidomos per te fiksuar portrete familjare apo ngjarje te rendesishme.
Fotot e para per shkak te kushtezimeve teknike ishin portrete te ngrira sepse njerezve u duhej te rrinin gjate para aparatit fotografik. Po me pas ishin perseri piktoret kesaj here impresionistet qe ndikuan ne ndryshimin e modes se fotografimit tani fotografia fiksonte edhe caste nga jeta e perditshme jo vetem ngjarjet e rendesishme te nje familjeje.
Aparati fotografik u be i lehte e ishte e thjeshte ta merrje me vete ndaj edhe fotografet dolen nga studiot duke bere foto te njerezve ne shetitje ne plazhe foto turisteve duke e pasuruar albumin e familjes me fotot jo aq solemne nga jeta e perditshme.
Ne 1885 Xhorxh Istman hodhi ne treg aparatin e pare Kodak te shoqeruar me moton Ju shtypni butonin te tjerat i bejme ne. Dhe ashtu ndodhi procesi i fotografise dikur ne doren e nje pakice shpikesish e mecenatesh tani u thjeshtezua e u demokratizua. Tani albumi i familjes u shtua me fotografi te bera nga vete pjeswtaret e familjes duke i bere fotografite me te kendshme me te clira. Kryetari i familjes donte te tregonte sa bashkeshort apo baba i mire ishte duke fiksuar gjithe familjen rreth nenes e babait.
Shprehja shikoni aparatin dhe qeshni- qe shume nga ne e njohin - shoqeronte kete veprim qofte kur behej ne studion e fotografit qofte ne shtepi. Po fotot e albumit nuk kishin tanime autor vetem kryetarin e familjes po edhe pjestaret e tjere. Patricia Holland thote se buzeqeshja e detyruar ne fotografite e familjes ngulmon te thote se sa te kenaqur e sa te lidhur jane pjestaret e nje familjeje ashtu si theksohej ana dinjitoze e saj ne pikturat e hershme.
Ndaj fotografite e familjes jane shpesh nje shtremberim i realitetit sepse ne to nuk pasqyrohej trishtimi vdekjet grindjet.
Fotot e hershme ne Shqiperi ishin ashtu si ne pjesen tjeter te botes te ngurta e te vendosura ne ambiente te pikturuara mbi sondet e studiove te Marubit Sotirit etj. Jane fiksuar jo vetem grupe familjare po edhe raste vdekjesh dasma grupe muzikantesh zejtaresh ciganesh po tematika e tyre varej thjesht nga deshira e fotografeve. Ashtu si ne vendet e tjera te botes fotografia familjare ishte e ngrire e zbukuruar e krejt ndryshe nga realiteti.
Te pakta kane qene familjet shqiptare para vite 90 qe nuk kishin nje album me kopertine ngjyre kafe me flete te zeza qe ndaheshin nga njera-tjetra me flete transparente ndonjehere me figuren e nje rrjete merimanga apo thjesht te bardha. Ne to ngjiteshin fotografite e pjesetareve te familjes foto te ngjarjeve datelindjeve apo dasmave foto qe familjet i benin ne plazh ne lulishtet apo gjate shetitjeve ne bulevardet e qyteteve. Nuk ishin te shumta familjet qe kishin nje aparat fotografik.
Keshtu albumit i shtoheshin fotot e bera ne foto-studiot shteterore nga fotografet e rruges apo nga vete familjaret ne ato pak familje qe kishin nje aparat fotografik te trasheguar apo te blere diku. Ne keto fotografi te gjithe ishin te veshur me rrobat e tyre me te mira te buzeqeshur e mjaft te kujdesur qe te dilnin sa me kendshem. Fotografite e grupeve familjare apo portrete qe kompozoheshin nga fotografet e studiove shpesh ishin te retushuara duke fiksuar fytyra te ngrira te lemuara pa asnje rrudhe shpesh te zbukuruara per kenaqesine e klienteve.
Fotografite e albumit shoqeroheshin me ndonje diciture shpjeguese sidomos kur behej fjale per nje fotografi te bere gjate nje feste familjare nje portret i tabeles se nderit etj. Pas viteve 90 u be me e lehte per shqiptaret te kishin aparat fotografik derisa u shtua edhe aparati celular qe e beri me te larmishme fotografine familjare ndonese jo gjithnje eshte e kompozuar bukur apo e fokusuar si duhet.
Ne te gjithe kete mori fotografish mund te shohesh e te njohesh shijet deshirat e origjinen kulturore te autoreve apo personazheve te tyre marredheniet midis tyre. Po ky shkrim nuk eshte nje studim mbi kete teme.
Ne tekstin e konceptit kuratorja Anouck Durand thote se ne miliona fotografi qe familjet kane ne albumet e tyre te bera nga amatore apo nga vete antaret e familjes ndonese familjet jane te ndryshme fotografite ngjajne me ato te familjeve te tjera. Ne pergjithesi skenat e zgjedhura i pergjigjen kodeve te njejta. Ajo citon Martin Parr fotografin anglez te agjencise Magnum i cili i quan fotografite e albumeve te familjeve nje forme propagande ku cdo familje shfaqet e perkryer dhe secili ne fotografi buzeqesh.
Kuratorja i fton pjesemarresit te vendosin vete ne se do te perdorin kodet ekzistuese te realizimit te fotografive per ekspozite apo do te thyejne keta kode ne se do te perdorin fotografite ekzistuese apo do te kompozojne fotografi te reja.
Albumet e familjes mund te konsiderohen si objekte kulturore sepse jane nje dokument per secilen familje. Me ane te tyre mund te kuptosh e te njohesh strukturen e familjes marredheniet midis antareve te saj dhe prejardhjen e saj shoqerore. Per te shpalosur pjesen qe keto fotografi zene ne kulturen e shoqerive te ndryshme menyren se si secili tregon per familjen e tij kuratorja e konkursit Sotiri 2011 i fton artiste te rinj nga e gjithe bota te dergojne projektet e tyre per konkurim ne ekspoziten Sotiri 2011.
Deri tani kane aplikuar fotografe nga Shqiperia Argjentina Franca Kroacia Anglia Brazili SHBA Izraeli Portugalia Rusia Ukraina Polonia Hungaria Japonia Gjermania Rumania Kina Spanja Hollanda Norvegjia etj.
Kuratorja Anouck Durand e njeh Shqiperine sepse per disa vite shetiti neper vendin tone bashke me antropologun Gilles de Rapper. Qellimi i tyre ishte studimi i fotografise shqiptare te viteve komuniste dhe vendin qe ato zinin ne historine e fotografise. Ata jane marre jo vetem me imazhet fotografike dhe autoret e tyre po edhe me te kuptuarit e vendit qe ato fotografi kane zene ne zhvillimin e shoqerise shqiptare duke mbledhur deshmi nder fotografet dhe personazhet e fotografive te tyre.
Mbi kete studim ajo do te flase ne panelin e dates 25 qershor qe do te organizohet nje dite pas hapjes se ekspozites Sotiri 2011. Ne ditet me pas ajo do te drejtoje edhe nje atelie dy- javore te fotografise se peizazhit ku do te marrin pjese te rinj e te reja nga qyteti i Korces.
Konkursi Sotiri ne te kater edicionet e tij ka bere te mundur sjelljen ne Shqiperi te nje sere artistesh profesioniste te rinj nga e gjithe bota qe sjellin me fotografite e tyre jo vetem influencat e shkollave perkatese bashkekohore po edhe deshmi ne imazhe te zhvillimit sot te fotografise ne vendet e tyre.