Arkeologjia pa fonde Korkuti Ekspeditat te bllokuara

Situata aktuale e arkeologjisë shqiptare është pothuajse e mjerueshme. Pas 50 vitesh pun, arkeologu Myzafer Korkuti e sheh me shqetësim pamundësinë e arkeologëve shqiptarë për të zhvilluar një pjesë të madhe të ekspeditave në të gjithë vendin.
“Më vjen keq të them se vërtetë është gjendje e mjerueshme. Mundësitë financiare të shtetit janë të kufizuara. Nuk dua të jap ndonjë shembull banal, që shkojnë pa dieta. Arkeologjia ka nevojë për më tepër dhe po të kuptohet në thelb do të thoja që vlerat turistike të saj nuk janë të pakta. Dikur ka qenë një ligj që 50 % e biletave të shkonin në favor të gërmimeve. Absolutisht asnjë gjë. Kjo nuk është normale”-thotë Korkuti.
Korkuti ka hedhur shikimin pas në gjysëm shekulli gërmime, duke botuar një monografi me titull “Qytetërimi neolotik dhe eneolotik në Shqipëri”. Ai thotë se shkenca dhe historia shqiptare duhet të botohen në gjuhë për të mos mbetur të panjohura.
“E ndiej si detyrim edhe si akademik që kur botohen 3 vëllime të enciklopedisë, t’i mbledhim në një vëllim në gjuhë të huaj që të tregojmë shkencërisht se cila është kjo traditë, ky trual dhe çfarë ka kontribuar në fushën e kulturës ky popull”-shprehet ai.
Tashmë 75-vjeçar, akademiku dhe arkeologu dëshmon se dy periudhat e rëndësishme të arkeologjisë shqiptare janë në vitin 1972 me zbulimet e qyteteve antike dhe bashkëpunimet me të huajt pas viteve ‘90.
Aurela Papadhima