E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albumi i jetës i No Doubt

Grupi “No Doubt” është duke punuar në albumin e ri dhe sipas vokalistes Gwen Stefani, albumi i ri do të jetë albumi i jetës për ta.

Krijuesit e hitit “Don’t Speak” janë të bindur se albumi i tyre i parë pas 11 vitesh “Push and Shove” do të jetë aq i mirë sa që ia vlen të pritet një kohë e gjatë për të.

“Ne do të dëshironim që të lansohej më shpejt. Në të njëjtën kohë, ne e kemi kuptuar se njerëzit interesohen për ne, se na kanë dhënë pak jetë duke pritur për ne, kështu që çka ka lidhje nëse presim një muaj ose dy për lansimin e albumit? Pasi po bëjmë albumin e jetës tonë, ne ndihemi shumë krenarë për të dhe prandaj nuk po nxitohemi”, është shprehur Stefani.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›