Serbia po harton platformën për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se plani për Kosovën është duke u hartuar dhe është me rëndësi që të arrihet konsensus sa më i madh.
"Mendoj se është qëllim edhe i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq që të arrijë konsensus të madh, në skenën politike dhe atë publike”, ka thënë Stefanoviq në një intervistë për gazetën “Jedinstvo”.
Sipas tij, kështu të gjithë do ta dinin se për çka bëhet fjalë, çka përmban platforma dhe do të jepnin kontributin që platforma të jetë më e mirë.
“Nuk mund të hyjë në detaje, sepse plani është duke u përpiluar dhe platforma s’është arritur”, ka thënë Stefanoviq, duke shtuar se ajo është në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe rezolutën 12 44.