Albumi i ri i Pink, i pari në Amerikë

Albumi i ri i këngëtares Pink - "The Truth About Love", më në fund e gjeti veten në vendin e parë të listës së revistës “Billboard”, të top 200 albumeve. Duke pasur parasysh suksesin e saj, është e vështirë të besohet se ky është albumi i parë i këngëtares që është në këtë pozitë të listës së kësaj reviste. Pink ka arritur ta ‘hedhë në hije’ edhe albumin e ri të reperit amerikan, Kanye West, “The Killers” e Carly Rae Jepsen e cila ka shkatërruar listat muzikore në mbarë botën me mega-hitin e suksesshëm të tyre, "Call Me Maybe".
Pink menjëherë pas marrjes së lajmit të lumtur në Twitter ka shkruar një mesazh, në të cilën ajo i falënderon të gjithë fansat për mbështetjen që i kanë dhënë asaj.
“Pas 13 vjetëve dhe gjashtë albumeve, unë u befasova shumë kur kuptova që albumi im është numër një në Amerikë. Jam mirënjohëse për veshët tuaj dhe zemrat. Ju faleminderit!", shkruante në mesazhin e këngëtares 33-vjeçare të postuar në Twitter.
Pink kohët e fundit njoftoi se ajo do të udhëtojë nëpër Amerikën e Veriut për herë të parë pas katër vjetëve, për një turne gjashtëjavësh, i cili do të fillojë më 13 shkurt 2013 në Phoenix.