E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albumi i ri, prioritet për Guns N' Roses

Anëtari i grupit Guns N' Roses, DJ Ashba, thotë se ata kanë gati rreth 12 këngë të reja për albumin e ardhshëm të tyre.

“Ajo çfarë mund të them është se albumi i ri është absolutisht prioriteti ynë kryesor. Mezi pres të fillojmë punën në të”.

“Axl ka me tonelata e tonelata gjëra të incizuara. Mendoj se ai qëndron në dhomën e hotelit të tij dhe luan me orë të tëra gjërat. Dhe unë kam shkruar rreth dhjetë këngë për të – mendoj se janë 12 këngë tash – të cilat ai vërtet i pëlqen”, ka thënë Ashba.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›