Dialogu për liberalizim të vizave këtë muaj?
Vizita e Komisioneres për Çështjet e Brendshme të Bashkimit Evropian, Sesilia Mallstrom, në Kosovë, e cila pritet të qëndrojë në vendin tonë me 19 dhe 20 janar, shënon fillimin e këtij procesit të dialogut për liberalizim të vizave mes Kosovës dhe BE-së.
Analistja e Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Verena Knaus thotë se tani është momenti i duhur për fillimit të këtij dialogu, cili sipas saj do të jetë një proces i gjatë.
“Tani mendoj se është koha e duhur për fillimin e këtij dialogu dhe shpresoj se në fund të këtij muaji dialogu për liberalizim të vizave po fillon. Ky është vetëm fillimi, është një proces i gjatë, i cili do të merr kohë, por sa më herët që fillon aq më mirë“, thotë Knaus.
Verena Knaus thotë se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë më shumë për zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve në mënyrë që Kosova të përfitojë sa më shpejt në liberalizimit të vizave.
“Qeveria e shoqëria civile në Kosovë duke të kenë diskutime të sinqerta rreth mundësive që mund të ndodhin për azilkërkim, abuzim me imigrim ilegal, dhe duhet të adresojë se pse njerëzit duan të largohen nga Kosova. Natyrisht, kjo lidhet me zhvillimin ekonomik dhe mundësitë e punësimi të cilat janë lidhura ngushtë me çështjen e liberalizimit të vizave”, shtoi ajo.
Kosova është vendi i vetëm në Evropë, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza. /rtk/